Agjencia Zhurnal.mk.

Rruga Zhelinë – Jegunoc edhe këtë dimër pa sinjalizim, sipas Rustemit duhet të pritet deri në pranverë

Shkup, 16 shtator – Gati se dy vite pasi që është asfaltuar, rruga rajonale që lidh komunën e Zhelinës me komunën e Jegunocit ende nuk ka asnjë sinjalizim. Autoriteteve shtetërore u ka mjaftuar vendosja e asfaltit në këtë rrugë dhe më pas nuk është vendosur asnjë shenjë tjetër. Mungojnë edhe shenjat paralajmëruese për kthesat, mungojnë shenjat e shpejtësisë maksimale të lejuar, kurse ajo që është më kryesore është edhe mos shënimi i vijave të bardha ndarëse për këtë rrugë. Kjo neglizhencë e autoriteteve për të sinjalizuar rrugën ka bërë që të shkaktojë shumë probleme për vozitësit që e frekunetojnë këtë rrugë të cilët nuk janë të paktë, pasi që është rrugë e cila lidh tre komuna, respektivisht komunën e Tearcës, Jegunocit dhe Zhelinës me autostradën Shkup-Tetovë.

Nga ana tjetër, drejtori i Ndërmarrjes Publike Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi, thotë se për dy rrugë në këtë rajon projektet për sinjalistikë janë gati, gjegjësisht bëhet fjalë për rrugën Tetovë-Jazhincë dhe rrugën Zhelinë-Jegunoc. Rustemi pranon se këta dy rrugë kanë frekuentim të madh të automjeteve prandaj është e nevojshme edhe sinjalizimi më i mirë i tyre. Por, për këtë sërish do të duhet që të pritet deri në pranverë.

Mungesa e vijës ndarëse në këtë rrugë më shumë probleme ka shkaktuar gjatë periudhës së dimrit sidomos gjatë orëve të natës. Në këtë rrugë nuk ka mburoja anësore prej metali. Të njejtat janë vendosur vetëm në një pjesë në fillim afër kazermës së Jerebinës dhe më pastaj tërë rruga është pa mburoja. Tërë kjo situatë shkakton pasiguri në këtë rrugë, kur kemi parasysh se përgjatë kësaj rruge ka edhe shumë qen endacak, dhe shpesh herë ndodhin aksidente trafiku me pasoja të rënda dhe dëme materiale të mëdha. Problem në vete është edhe kur ka mjegull dhe shpesh herë ndodhë që të ketë edhe aksidente trafiku për shkak të dukshmërisë së vogël.

Në fillim të këtij viti, Ministri i Trasportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski premtoi se do të vendoset sinjalizim në këtë rrugë, por kanë kaluar 8 muaj që atëherë dhe në këtë rrugë nuk është vendosur asnjë shenjë. Nga policia e Tetovës thonë se lidhur me gjendjen e rrugëve në rajonin e Pollogut, përgatisin raporte tre mujore dhe njoftojnë ndërmarrjet të cilët duhet më pas të ndërmarrin masa. /koha/

Related posts

LSDM: Mickoski të përgjigjet për takimet me Palevskin

Xh M

Policia në tërësi e zbardhi rastin në Karbinci, nuk ka elemente të veprës penale

Xh M

Xhaferi kryeministër, partitë politike po përgatiten për qeveri teknike dhe për zgjedhje

Xh M