Agjencia Zhurnal.mk.

Rruga Tetovë–Prizren mbetet vetëm dëshirë! Boçvarski: Do shikohen përfitimet dhe më pas projekti

Shkup, 15 korrik – Rruga Tetovë-Prizren akoma mbetet vetëm një dëshirë. Qeveria e Maqedonisë e ka planin, por në terren nuk ka lëvizur asgjë. Në çdo takim qeveritarë, në çdo kampanjë zgjedhore, por edhe në çdo takim me banorët e Malësisë së Tetovë premtohet kjo rrugë.

 

 “Për ne si qeveri analizat për mbrojtjen e natyrës  duhet të tregojnë notë pozitive  dhe më pas do të fillojmë me projektimin detal, gjegjësisht projektimin bazë  për lidhjen e Tetovës me Prizrenin, por  deri sa nuk kemi vlerësime pozitive nga këto  faza paraprake, nuk do të fillojmë me projektimin, zgjidhje ideore kemi”, tha Bllagoja Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Hapja e kësaj rrugë u premtua edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare që  ishin para një viti. Atëherë si kandidat i BDI-së për deputetë, Bajaram Rexhepi, nga një fshat i Malësisë së Tetovës premtoi hapjen e kësaj rruge.

 “Ndërtimi i rrugës Tetovë-Prizren është një projekt kapitel i një  rëndësie  jetike, jo për rajonin e Pollogut por për të gjithë vendin. Realizimi i këtij projekti ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik  të zonës. Do të zhvillojë qarkullimin tregtarë mes dy vendeve”, deklaroi kandidati i BDI-së për deputet në zgjedhjet e vitit 2020, Bajram Rexhepi.

Edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në një takim me presidenten Vjosa Osmani deklaroi se është biseduar për këtë rrugë. Nga ana tjetër drejtori Rrugëve shtetërore  Ejup Rustemi disa herë kanë premtuar se janë marr hapa konkret për hapjen e kësaj rruge.

Në Kosovë ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu në një deklaratë për media tha se hapja e Rrugës Tetovë-Prizren nuk mund të hapet brenda këtij mandati.

Ndryshe kjo rrugë vazhdon akoma të ngelet prioritet i Qeverisë dhe premtim në platformat partiake, por pa mos parë asnjë rezultat në terren.

Related posts

Mbledhje online mes Zaev, Rama dhe Vuçiç për një Ballkan më evropian

Z H

Ekskluzive: BESA “karshillëk” LSDM-së, mendohet kandidimi i ministrit Hoxha për Qytetin e Shkupit

Z H

Spasovski: Zgjedhje të qeta dhe të ndershme – kallëzime penale ndaj pesë zyrtarëve policor (VIDEO)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More