Agjencia Zhurnal.mk.

Rruga Shkup – Bllacë/ Do të rinovohet rruga ekzistuese

Shkup, 5 tetor – Vijon tenderi për zgjedhjen e kontraktorit për pjesën e dytë të autostradës Shkup – Bllacë, ndërsa ministri përkatës Bllagoj Boçvarski pret aktivitete në terren vitin e ardhshëm nëse procedura e tenderit është e suksesshme. Në pjesën e parë të autostradës janë duke u punuar, ndërsa për rrugën ekzistuese Shkup-Bllacë është përzgjedhur kontraktues për rindërtim për shkak të gjendjes së keqe të saj.

 

“Sa i përket autostradës Bllacë, tashmë kam informuar se pjesa e parë tashmë është në ndërtim e sipër, për pjesën e dytë tashmë janë përfunduar procedurat e para dhe presim që në periudhën e ardhshme të shpallet procedura e tenderit. Aty shuma e vlerës së projektit është diku mbi 190 milionë euro. Është një investim i madh serioz në terren mjaft të vështirë dhe pres që gjatë vitit të ardhshëm, nëse procedura për përzgjedhjen e kontraktorit do të jetë e suksesshme, tashmë do të kemi aktivitete në seksionin e dytë, si dhe do të presim përfundimin e seksionit të parë, që do t’i bëjë më shumë se 12 kilometra deri në qarkoren “Shkupi” do t’i nënshtrohet një riorganizimi të plotë të fushës. Tashmë kemi përzgjedhur kontraktues për rehabilitimin e rrugës ekzistuese Shkup – Bllacë, e cila është në gjendje më të rëndë”, deklaroi Boçvarski, në pyetjen e gazetarit gjatë vizitës në Probishtip.

Qëllimi i aktiviteteve, siç tregoi ai, është që të sjellin infrastrukturën rrugore në nivelin që meritojnë qytetarët.

“Këto hapa që humbën në të kaluarën, sot po i kthejmë hap pas hapi edhe në krizën më të madhe. Dhe jo vetëm me këtë drejtim rrugor, por edhe me drejtimin rrugor të Korridorit 10D nga Gradsko në Drenovë – Farish, Pletvar dhe të gjitha rrugët tjera rrugore për të përmirësuar imazhin e infrastrukturës”, tha Boçvarski.

Ai kumtoi se sot ka përfunduar procedura e shpronësimit për pjesën e dytë të autostradës Shtip-Koçan, e cila ka marrë shumë kohë.

“Kjo autostradë ka mbi 92 për qind përparim dhe presim që në dhjetor të mund ta fusim në komunikacion me një regjim të përkohshëm, aty po bëhen të gjitha punët ndërtimore, këtë e shohin qytetarët”, tha Boçvarski.

Related posts

Gërkovska – Gallouej: Londra mbetet mbështetëse e fortë e proceseve kryesore reformuese në Maqedoninë e Veriut

D V

Shilegov: U lëshua në përdorim korsia e dytë e biçikletave në Vodno, Shkupi po bëhet atraksion turistik

D V

Moti sot me diell dhe i ngrohtë, me temperatura deri 24 gradë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More