Shkup, 6 shkurt – Rruga Mateç Ropalcë vazhdon të jetë të gjendje të mjerueshme, banërët me shpres për asfaltim e saj.
Me një mjet pune duke u munduar të rrafshoj tokën me plot gropa, baltë dhe lagështi, kështu e takuam një të moshuar nga fshati Mateç i komunës së Likovës për të cilin një vprim i tillë është i vazhdueshëm. Ai shprehet optimist që në pranverë asfalltimi i rrugës Mateç-Ropalcë të realizohet.
“Shpesh i bie andej nga Vishtica, në atë anë këtë anë nuk mundem t`ë kaloj, prej Ropalcë e andej është në rregull në këtë anë e kanë shkatërruar, fjala që ta pregadisin ama nuk kanë pasur mundësi, zuri dimri dhe për atë shkak. Presim prej pranvere t`a pregadisin, ashtu ka thënë komuna, sa është e vendosur nuk e di”
Ndërsa, ato që kalojnë me vetura për tv Klan M thonë se nuk janë të befasuar nga gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut duke apeluar për rregullimin e të njejtëve.
“Është pak siç e shihni edhe vet, por në gjithë Maqedoninë është kështu. Ashtu është, por me siguri duhet një pamje të ketë si fshat si kalimtarët për të kalu edhe veturat duhet të ketë”.
Për gjendjen aktuale të kësaj rruge, kreu i komunës së Likovës, Erkan Arifi, për tv KlanM thotë se ndërtimi është në kompetenca të Ndërrmarjes Publike të Rrugëve Shtetërore dhe pret që pas dy muajve të përfundojnë punimet./KlanMaqedoni/