Agjencia Zhurnal.mk.

Rruga Manastir-Kërçovë përplot gropa, banorët protestojnë

Shkup, 15 shkurt – Në çdo 2 metra gropa dhe krisje të asfaltit.
Nga cila do korrësi që të drejtohesh nuk mund t’i evitosh gropat në rrugën magjistrale Kërçovë-Manastir.
Rruga më e vështirë për të kaluar bëhet sapo fillojnë fshatrat e Komunës së Demir Hisarit, andaj banorët e kësaj komune protestuan duke bllokuar rrugën për 2 orë të tëra, pa lejuar që të kalonin veturat përveç ndihmës së shpejtë.
Banorët të revoltuar thonë se pësojnë dëme të mëdha materiale nëpër veturat e tyre. Në protestë ishin të ftuar edhe Ministri Bllagoja Boçvarski dhe drejtori Ejup Rrustemi që ta shohin nga afër rrugën por nuk ishin të pranishëm.

“Rrugën e shihni se si është, vetë gropat flasin, ai është i shkatërruar tanimë nga viti 72/73 është i ndërtuar dhe deri më tani vetëm po mbulohen gropat edhe atë në mënyrë jo kualitativ. Njerëzit po i shkatërrojnë veturat ekziston një dëshpërim mes njerëzve, nga qeveritarët nuk kemi mjaftueshëm shërbim, me ne në pjesën jugperëndimore të vendit po tallen dhe askush nuk na kushton kujdes se si jeton ky popull dhe si e zgjidhin problemin me vozitjen që të mos bie në ndonjë gropë”, tha ky protestues.

Ata thonë se kjo rrugë është ndërtuar 50 vite më parë në kohën e ish-Jugosllavisë.

“Kjo është protesta e dytë, të shpresojmë se nuk do të ketë më të tjera, ja për sot i ftuam përgjegjësit, ministrin, drejtorin e rrugëve të Maqedonisë por nuk besojmë se do të vijnë. Unë kisha 20 vjet kur ka filluar të ndërtohet rruga tash kam 72 vjet , pra ka 52 vite nuk është prekur asgjë, plus po ndërtohej në mënyrë jo kualitative me rërë nga lumi dhe prandaj erdhi në këtë gjendje.(ngjitje) Ata i mbushin çdo muaj, por ajo zgjat vetëm një muaj”.

Banorët paralajmëruan protesta edhe në ditët në vijim, në ndërkohë disa kamionë kishin dal në terren dhe po mbushnin gropat më të mëdha me asfalt.
Në vitin 2020 drejtori i atëhershëm i NP “Rrugëve Shtetërore” Zoran Kitanov premtoi rehabilitimin e 300km rrugë në pjesën perëndimore të vendit brenda 1 viti, ku po përfshihej edhe kjo rrugë magjistrale, por prej 300 km u ndërtuan vetëm 25 km rrugë. Vitin e kaluar TV21 kërkoi qëndrim nga drejtori aktual i Ndërmarrjes Ejup Rustemi. Ai atëherë tha se këto rrugë janë në projektim e sipër dhe pritët që brenda vitit 2022 të rehabilitohen.

Related posts

Kasami nga Tearca: Ndryshim nuk ka kush që e ndal 

Xh M

PDSH Karshiakë organizoi iftar në Studeniçan, i pranishëm edhe Menduh Thaçi

Redaksia

VLEN hap shtabin zgjedhor në Tearcë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy