Agjencia Zhurnal.mk.

“Rruga drejt NATO-s, sinjal për Rusinë”, Zelensky: E Kuptoj frikën e disa vendeve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë fjalimit të tij në samitin e NATO-s në Vilnius, u shpreh në gjuhën e tij se Ukraina do të jetë gjithmonë një kontribuese për sigurinë e përbashkët, teksa i quajti lajme pozitive paketat e reja të mbështetjes së mbrojtjes.

Në një konferencë të përbashkët me Stoltenberg, ai tha se është mirënjohës ndaj liderëve që ndihmuan me paketën dhe  në thjeshtimin e procesit të anëtarësimit në NATO të Ukrainës. Zelensky shton se ushtarët ukrainas kanë dëshmuar se demokracia është më e fortë se sulmet terroriste nga Rusia.

Zelensky gjithashtu ka vlerësuar rezultatet e samitit të deritanishëm, por vazhdon duke thënë se marrja e një ftese për anëtarësim në NATO, e cila nuk është ende zyrtarisht në tryezë, do të ishte rezultati ideal.

Zelensky tha se është i vetëdijshëm se disa njerëz kanë “frikë” të flasin për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, sepse “askush nuk është i gatshëm të ketë një luftë botërore”. Presidenti i Ukrainës pranon se vendi i tij nuk mund të jetë anëtar i aleancës ndërkohë që një luftë po zhvillohet brenda kufirit të saj.

I pyetur nëse aleatët kanë bërë mjaftueshëm për të treguar mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, ai tha se aleanca ka dhënë një sinjal Ukraina do të jetë një shtet i pavarur.

Related posts

Lavrov: Përmasa e tragjedisë në Gaza po nënvlerësohet qëllimisht

Xh M

Shtrëngimet në tregun e naftës, kërkesat e konsumit dhe situata gjeopolitike

Xh M

Blinken në Brazil për takimin e G20-ës, takohet me Presidentin brazilian

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy