Agjencia Zhurnal.mk.

Rrjedh në internet “Dafinë Moj”, Dafina Zeqiri: Ju lutem mos i përkrahni ata të cilët po e keqpërdorin albumin tim

Ditë më parë, këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, njoftoi se albumi i saj i ri i titulluar “Dafinë Moj” do të lansohet më 1 tetor.

Ajo theksoi se këto projekte do të jenë të disponueshme në të gjitha platformat muzikore.

Madje, të gjitha të hollat që do të mblidhen nga shitja fizike e albumit shkojnë për fëmijët me autizëm.

Foto: Twitter

Megjithatë, pak ditë para lansimit të plotë ky album ka qarkulluar në internet pa lejen e artistes.

Kjo ka bërë që të ketë një reagim nga 32-vjeçarja që shton se mos t’i përkrahni ata të cilët po e keqpërdorin albumin e saj.

“Ju lutem mos i përkrahni ata të cilët po e keqpërdorin albumin tim. Dhe publikimin në YouTube që kam punuar gjatë në të. Link-un e keni në biografi ku 100 për qind shkon për fëmijët me autizëm”.

“Ne do e publikojmë albumin në të gjitha platformat digjitale më 1 tetor”, ka qenë sqarimi i Zeqirit.

Related posts

Linda Halimi vazhdon të tërheqë vëmendjen me pozat e fundit me bikini

D V

Habit Arbër Hajdari: Pas mbarimit të Big Brother VIP Albania 2, nuk kam folur me Zhaklinën

D V

Bashkëshortja e Albatrit Muqiqit, Egzona shkëlqen me aksesorë e ‘Altinbas Kosova’

D V