Agjencia Zhurnal.mk.

Rritje rekord e infektimeve me COVID-19 në Francë

Franca klasifikohet nga Gjermania si një zonë me rrezikshmëri të lartë. Numri i infektimeve të reja me coronavirus të regjistruara atje brenda një dite ka kaluar shifrën prej 100,000 për herë të parë.

 

Saktësisht 104.611 raste të reja të infektimeve me COVID-19 janë regjistruar në Francë brenda vetëm 24 orësh në fundjavë – që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë, njoftuan autoritetet franceze.

Një rekord i ri infektimeve u regjistrua për të tretën ditë radhazi.

Me 4 dhjetor në Francë janë raportuar më shumë se 50.000 infeksione të reja për herë të parë. Brenda tre javësh ky numër është dyfishuar.

Përhapja e Omikronit

Incidenca shtatë ditore mbarëkombëtare tani është rreth 700.Sa për krahasim: Në Gjermani, numri i infeksioneve të reja për 100.000 banorë brenda një jave të dielën në mëngjes ishte rreth 220 – megjithëse shkalla e vaksinimit në Gjermani është më e ulët sesa në Francë.

Franca tashmë po përjeton valën e pestë të coronavirusit, varianti më ngjitës Omikron po përhapet në Francë, sikur edhe në shumë vende të tjera evropiane gjithnjë e më shumë.

Presidenti Emmanuel Macron caktoi një video-konferencë të këshillit kombëtar të krizës për të hënën.

Më pas kabineti i tij mban një mbledhje të jashtëzakonshme.

Certifikatat e vaksinimit

Për shkak të rritjes së fundit drastike të numrit të të infektuarve me virusin, qeveria në Paris do të shtrëngojë shpejt rregullat e aksesit për restorantet dhe manifestimet kulturore.

Aktualisht atje është ende në fuqi “3G”, që do të thotë se në restorante e manifestime kulturore mund të shkojnë të gjithë ata që janë të vaksinuar, shëruar në gjashtë muajt e fundit apo testuar. Ndërsa provat për këto dëshmi shënohen në libreza shëndetësie.

Në të ardhmen, vetëm një test negativ nuk do të mjaftojë më për të marrë pjesë në jetën publike në Francë.

Ashtu si në Gjermani, vetëm personat që janë vaksinuar plotësisht ose personat e shëruar – pra grupi i ashtuquajtur “2G” – do të kenë akses në shumë vende. /dw/

Related posts

Nga kthimi i talebanëve në pushtet deri te trazirat e Kapitolit në SHBA – dhjetë ngjarjet që ishin lajme kryesore në botë gjatë vitit 2021

D V

Ulet numri i vdekjeve ditore nga Kovid-19 në Indi

N E

Gjukanoviq tregon pse e tërhoqi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Malit të Zi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More