Agjencia Zhurnal.mk.

Rritje ekonomisë vendore prej tre për qind në kuartalin e tretë

Shkup, 7 dhjetor – Shkalla e rritjes së Bruto Prodhimit Vendor (BPV) në kuartalin e tretë të këtij viti është tre për qind, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Në tremujorin e tretë të këtij viti, rritja më e madhe prej 11 për qind është vërejtur në sektorët: Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë; riparimi i automjeteve motorike dhe motoçikletave; Transport dhe deponim; Objekte akomodimi dhe veprimtari servisore me ushqim, ndërsa 2,6 për qind është rritja në sektorët: veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike; veprimtari shërbyese administrative dhe ndihmëse; si edhe art, argëtim dhe rekreim; Veprimtari të tjera shërbyese; veprimtari të amvisërive si punëdhënës; veprimtari të amvisërive të cilët prodhojnë mall të ndryshëm dhe kryejnë shërbime të ndryshme për nevoja personale.

Ulje prej 4,5 për qind ka në sektorët: Xehe dhe nxjerrjen e gurëve; Industria përpunuese; Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim; Furnizim me ujë; heqja e ujërave të zeza, menaxhimi me mbeturina dhe veprimtari për sanimin e mjedisit, prej 1,8 për qind në Veprimtari financiare dhe veprimtari të sigurimit, prej 1,5 për qind në Ndërtimtari, prej 0,7 për qind Informacione dhe komunikime.

Konsumi final i amvisërive, duke i përfshirë institucionet jofitimprurëse të cilat u shërbejnë amvisërive, në tremujorin e tretë të vitit 2021, rritet në mënyrë nominale për 4,8 për qind, ndërsa pjesëmarrja e saj në strukturën e bruto prodhimit vendor është 64,8 për qind. Në periudhën e njëjtë, eksporti i mallrave dhe shërbimeve në mënyrë nominale është rritur për 16 për qind ndërsa importi i mallrave dhe shërbimeve ka shënuar rritje në shumë nominale prej 15,2 për qind, tregojnë të dhënat e ESHS.

Shkalla e rritjes së BPV-së në kuartalin e dytë të këtij viti ishte 13,1 për qind, ndërsa në kuartalin e parë minus 1,9 për qind.

Related posts

Zëvendësministri i Financave Nikolloski në takimin pranveror të FMN-së dhe BB-së në Uashington

D V

Rreth 10 milionë euro të prindërve harxhohen për uniforma, fotografi dhe ushqime

Xh M

Norma bazë e interesit mbetet në nivelin prej 6,30 për qind

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy