Agjencia Zhurnal.mk.

Rritja e rasteve me COVID-19, Italia mbyll kufijtë me Shqipërinë

Italia ka mbyllur kufijtë me Shqipërinë si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19.

 

Ky vendim hyn në fuqi të martën dhe është i vlefshëm deri në 15 dhjetor.

Mësohet se hyrja nga vendi Shqipëria drejt Italisë dhe e personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri do të bëhet vetëm për motive pune, shëndeti, studimi, urgjencë absolute apo rikthim në banesën e rezidencës.

Lajmi konfirmohet për RTV Ora News nga Ministria italiane e Shëndetësisë.

Dekreti i ri i publikuar në Fletoren Zyrtare nënkupton se automatikisht Shqipëria nga lista “D” e vendeve që nënkupton lejimin e qytetarëve të kalojnë duke prezantuar vërtetim, me vendimin e ri hyn në listën e vendeve “E” që nënkupton se hyrja në territorin italian do të bëhet vetëm për motive të caktuara.

Related posts

Rama nxjerr fotot nga stadiumi i lojërave me dorë në Tropojë: Reflekton ambicien tonë transformuese në funksion të çdo komuniteti

D V

Shqiptarja fiton çmimin prestigjioz të Fondacionit “Louis Vuitton” për stilistët e rinj, Rama: Çfarë krenarie!

D V

Rama publikon videon: Vijon puna për urën e madhe të Drinit të Zi në Kukës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More