Agjencia Zhurnal.mk.

Rritet interesi për dozën e tretë të vaksinës, situata ende larg normales

Shkup, 24 tetor – Numri i qytetarëve të cilët kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës kundër Covid, është në rritje të vazhdueshme. Statistikat tregojnë se vetëm të premten dozën e tretë e kanë pranuar 4720 qytetarë. Dozën e parë e kanë pranuar 638 persona, derisa 1472 janë rivaksinuar me dozë të dytë. Deri të premten, gjithsej janë vaksinuar 801326 qytetarë, me dozë të dytë 769,356 qytetarë, ndërsa dozën e tretë 10386, informon Zhurnal.

 

Siç informojnë nga MSH, 57% e qytetarëve mbi 40vjeç janë rivaksinuar ndërsa 33% e popullatës nga 18 deri 39 vjeç kanë pranuar së paku një dozë.

Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e gjithë popullatës janë vaksinuar ndërsa dy doza kanë pranuar 35%.

Ndërkaq numri i të infektuarve vazhdon të qëndrojë i lartë dhe atë çdo dit kemi të infektuar 10% nga të testuarit.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve deri sot ka arritur në 199539, i të shëruarve 186211, ndërsa kanë vdekur 7036 persona. Rastet aktive për momentin janë 6292.//new.zhurnal.mk

Related posts

ASH-AAA hapin shtabin në Shuto Orizarë, “BDI-në e ka kapur tmerri, shqiptarët duan ndryshim”

D V

“Lagjja e Trimave”/ Mbrojtja kërkon rigjykim të rastit

Z H

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More