Agjencia Zhurnal.mk.

Rritet interesi për dozën e tretë por jo edhe për dozën e parë, qytetarët ende kanë frikë

Shkup, 27 tetor – Në Maqedoninë e Veriut është rritur interesi për pranimin e dozës së tretë të vaksinës kundër Covid. Gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 6089 vaksina. Prej tyre, 709 si dozë e parë, 1148 si dozë e dytë ndërsa 4232 si dozë e tretë. Deri më 26 tetor gjithsej janë aplikuar 802.705 qytetarë. Janë rivaksinuar 772,424 qytetarë ndërsa dozë të tretë kanë pranuar 20,119, informon Zhurnal.

 

54% e qytetarëve mbi moshën 40 vjeç janë rivaksinuar ndërsa 33% e popullatës nga mosha 18 deri 39 vjet kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës.

57% e gjithë popullatës mbi 18 vjeç kanë pranuar dozë të parë, dy doza 46%. Sipas të gjitha statistikave, deri tani dy doza të vaksinave kanë pranuar vetëm 35% e popullatës.//Zhurnal.mk

Related posts

Rrumbullaksohet tuning projekti për zhvillimin e aviacionit civil

D V

Osmani: Raporti i KE-së sinjal i qartë për fillim të negociatave pa anulim të mëtejmë

Z H

Kastriot Rexhepi sot publikisht do të tregojë ku “humbi” ditën kur duheshte të votohet për rrëzimin e Qeverisë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More