Agjencia Zhurnal.mk.

Rriten shpenzimet e jetesës në nëntor

Shkup, 7 dhjetor – Shpenzimet e jetesës në nëntor janë rritur për 0,7 për qind, ndërsa çmimet me pakicë shënojnë kërcim prej 0,3 për qind në raport me tetorin, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

 

Rritje të shpenzimeve për jetesë janë vërejtur tek buka dhe drithërat për 3,8 për qind, djathi dhe gjiza për 2,3 për qind, mishi për 2,1, vaji për 1,9, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollatat dhe produktet konditore për 1,8 për qind, vera për 1,3, peshqit, frutat e detit dhe birra për 1,2 për qind, uji mineral, pijet e gazuara, lëngjet e frutave dhe perimeve për 0,7 për qind dhe pijet alkoolike për 0,3 për qind.

Ulje është shënuar tek frutat e freskëta dhe të ngrira për shtatë për qind, perimet e freskëta dhe të ngrira, përveç patateve dhe perimet e tjera rrënjore për 0,8 për qind dhe qumështi për 0,3 për qind.

Në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar, shpenzimet e jetesës janë rritur për 4,8 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 6,2 për qind.

Related posts

Qasje në internet kanë 83,7 për qind e amvisërive

Z H

Blidarus: Maqedonia e Veriut ka potencialin më të madh dhe më të shpejtë për rritjen rajonale në sektorin e TI-së

Z H

Është rritur mbështetja për prodhuesit e orizit të cilët nuk kanë material të certifikuar faror

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More