Agjencia Zhurnal.mk.

Rriten sërish çmimet e ushqimeve në Kosovë, sidomos ai i mishit të bardhë dhe çajit

Mishi i bardhë dhe çaji i zi kanë pësuar një rrije të lartë të çmimit këto ditë. Nga 7.04 sa ishte një kg mish, tash ai ka shkuar në 7.75 euro. Kurse, çaji i zi ka shkuar në 8 euro 26 centë, nga 8.01 sa ishte më herët.

 

Dy produkte goxha të konsumuara në Kosovë kanë pësuar rritje të çmimet këto ditë.

Agjencia e Statistikave ka treguar se mishi i bardhë dhe çaji i zi më nuk po shiten më çmim të lirë, sikurse pak ditë më herët.

Tash çmimi i mishit është rritur për afro 70 centë, derisa ai i çajit për 25 centë.

“Mish i bardhë zogu (i freskët), 1 kg gjatë ditës së djeshme ishte 7.75 centë, të mërkurën 7.49 centë, kurse ditë më parë 7. 04 centë. Çaj – Emona (paketimi me ngjyrë të kuqe), 800 gr, gjatë ditës së djeshme 8.26 centë, kurse ditë më parë ishte 8.01 centë”, ka treguar ASK.

Në raportin ditor të ASK-së është treguar se lëvizje të lehta të çmimeve ka pasur edhe tek disa produkte të tjera, si vaji, sheqeri dhe uji.

Related posts

Në cilat drejtime lëvizin autobusi dhe vetura në kryqëzim?

lina

Harbin, burri gjigant i borës “debuton” për vitin 2021

Z.H

A jeni gati të kaloni nga punonjës në sipërmarrës, kuptojeni me 6 hapa

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More