Agjencia Zhurnal.mk.

Rriten rastet e kontrabandimit me emigrantë, 20 të arrestuar

Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka raportuar i u.d të Drejtorit të Departamentit për Kufi, Kolonel Ragip Bunjaku.

 

Gjatë raportimit Bunjaku tha se gjatë këtij viti janë arrestuar 20 persona që kanë qenë të përfshirë në kontrabandimin e emigrantëve.

E në këto raste kontrabandimi ai tha se 28 persona kanë qenë të kontrabanduar. Ai tha se me kompetenca të plota e mbikëqyrim territorin e Kosovës duke shtuar se është i sigurt.

“Kontrabandim me mallra në këtë gjashtë mujor kemi 72 rasteve krahasuar me vitin 2018 kemi pasur 32, ndërsa kontrabandim me kafshë nga 37 në vitin 2019 tani kemi vetëm 7 raste”.

“Sa i përket rasteve tjera numri i të arrestuarve këtë vit i kemi 20 në lidhje me kontrabandimin me emigrantë ndërsa 28 viktima kanë qenë të kontrbanduara. Kemi raste të zbuluara këtë vit edhe të kërpudhave dhe ne e dimë që ato janë shumë të rrezikshme”.

Ndërsa ai ka folur edhe për rastin në veri ku u arrestuan 22 pjesëtar të Policisë kufitare.

Ai tha se të gjithë ata që janë pjesëtar të Policisë dhe janë të involvuar në korrupsion do të suspendohen dhe nuk do ju falet asnjë sekondë.

Derisa në pyetjet e deputetëve se a është ende nën hetime, Bunjaku tha se tani është shumë i pastër dhe asnjëherë nuk është konfirmuar aktakuza ndaj tij.

“Sa i përket veriut dhe arrestimit të zyrtarëve policor, procesi është në gjykatë dhe nuk kam njohur më shumë dhe ata janë përjashtuar. Nuk jam nën hetime procesi ka përfunduar në tërësi dhe jam i pastër dhe asnjëherë nuk është konfirmuar aktakuza ndaj meje”.

“Rasti ka përfunduar në tërësi me vendimin e të gjitha gjykatave dhe aktakuza asnjëherë nuk është konfirmuar”, tha ai gjatë raportimit në Komision.

“Ne tërë Kosovën e mbikëqyrim e patrullojmë me kompetenca dhe është mjaft i sigurt. Policia e Kosovës është nën proces të reformës dhe për të gjithë ata që kam informatat prej stafit civil do të ndërrohen dhe nuk do t’i falet asnjë sekonda që askujt nuk do t’i lejohet të prish imazhin e Policisë”.

Enver Dugolli nga VV-ja ka pyetur Bunjakun se çfarë ka ndodh me rastin në veri të vitit 2019 ku u arrestuan 22 pjesëtarë të policia kufitare.

“Në një organizim policor që ka ndodh në veri që ka qenë shënjestër luftimi i korrupsionit janë arrestuar 22 pjesëtarë policor kufitar, megjithatë ekziston një raport i progresit, çka është ndërmarr më shumë ku është procesi ku është procesi për këta 22 pjesëtarë të policisë kufitare”.

Ndërsa deputeti tjetër i VV-Mefail Bajqinovcu ka pyetur Drejtorin e Departamentit për kufi se a është ende nën hetime, raporton EO.

Deputeti i PDK-së Elmi Reçica ka pyetur se a e pengon Bunjakun në marrjen e vendimeve pasi që është u.d i drejtorit.

“Ju jeni emëruar edhe vet në prill të këtij viti si u.d dua ta di nga ju a ju pengon kjo që jeni ende u.d që të merrni veprime dhe ndryshime dhe të realizoni atë se çka është më e mira, pyetja e dytë a është zhvilluar ndonjë proces gjyqësor kundër jush”.

Related posts

Zëdhënësi i BE-së: Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë për të gjetur zgjidhje për krizën në veri

D V

Në 24 orët e fundit Kosova regjistron 7 raste të reja me Kovid-19

N E

Të pagjeturit, çështje humane e jo politike

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More