Agjencia Zhurnal.mk.

Rrëzohet helikopteri ushtarak izraelit, vdesin dy pilotë

Dy pilotë vdiqën në një përplasje në brigjet e Izraelit verior gjatë një seance stërvitore, njoftoi ushtria.

Një përplasje e helikopterit ushtarak izraelit vrau dy pilotë dhe plagosi një anëtar të tretë të ekuipazhit, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Anëtari i tretë në bord është evakuuar në një spital, pohuan autoritetet ushtarake.

Nuk dihet shkaku i rrëzimit ndërsa helikopteri detar i Forcave Ajrore izraelite Atalef ndërsa incidenti ndodhi në detin Mesdhe në brigjet e qytetit verior izraelit të Haifës.

Ekipet e shpëtimit, duke përfshirë Njësinë e Misioneve Nënujore të Forcave Speciale të Izraelit, u vendosën menjëherë në vend. Megjithatë, ata nuk mundën të shpëtonin dy pilotët të cilët u deklaruan të vdekur në vendngjarje.

Anëtari tjetër i ekuipazhit është dërguar në spital dhe po merr tretmanin mjekësor. 

Related posts

Peshkaqenët sulmojnë delfinin, Sidnei mbyll plazhet e njohura

Xh M

Djalit të Gaddafit, Saif al-Islamit i lejohet të kandidojë për president në Libi

D V

Zelensky pranon ftesën për në samitin e G20, por pjesëmarrja do të varet nga situata e Ukrainës

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More