Agjencia Zhurnal.mk.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në 44 komuna, për rrethin e parë do të votohet sërish në një vendvotim në Dibër dhe Shuto Orizarë

Shkup, 31 tetor – Në rrethin e dytë të Zgjedhjeve të shtata Lokale sot do të votohet për kryetarë në gjithsej 44 komuna në 2481 vendvotime. Të drejtë vote në këto komuna kanë 1 353 990 votues.

Përsëritja e votimit për kryetar komune dhe për këshill ka në një vendvotim (0543) në Dibër, ndërsa do të votohet sërish edhe në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizarë për anëtarë të këshillit. Gjykata Administrative e anuloi votimin në këto dy vendvotime për votimin nga rrethi i parë i zgjedhjeve më 17 tetor.

Nuk do të ketë votim për kryetar në Mavrovë – Rostushë dhe Qendra Zhupë sepse nuk ishte përmbushur census ligjor i votimit në rrethin e parë të dalin të paktën një e treta e votuesve të regjistruar në Listën e Votuesve. Për këto dy komuna KSHZ do ta njoftojë Qeverinë, ndërsa pastaj në Mavrovë – Rostushë dhe Qendra Zhupë do të organizohet përsëritja e votimit për kryetar sipas Ligjit për vetëqeverisje lokalw. Anëtarë të këshillit janë zgjedhur sepse për ta nuk është i nevojshëm censusi.

Votimi fillon në orën 7 dhe do të zgjasë deri në orën 19. Për herë të parë në këto zgjedhje identiteti i votuesve përcaktohet me terminalë për leximin e gjurmëve të gishtërinjve, ndërsa gjithashtu, si edhe në zgjedhjet e kaluara, zbatohen masat e përgjithshme për mbrojtje nga Kovid-19.

Në rrethin e dytë të Zgjedhjeve Lokale do të votohet për kryetarë në komunat: Haraçinë, Manastir, Bogovinë, Bërvenicë, Vasilevë, Vevçan, Vrapçisht, Gjevgjeli, Gostivar, Debarcë, Demir Kapi, Demir Hisar, Dollnen, Zhelinë, Zelenikovë, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçani, Kratovë, Makedonski Brod, Kumanovë, Ohër, Pehçevë, Probishtip, Radovish, Rankovcë, Resnjë, Rosoman, Nagoriçan i Vjetër, Strugë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Qendër, Çair, Çashkë, Çeshinovë-Obleshevë, Çucer Sandevë, Shuto Orizarë dhe Qytetin e Shkupi.

Në rrethin e parë të votimit ishin zgjedhur 32 kryetarë, si dhe anëtarët e këshillave komunalë.

Related posts

Akoma pa zgjidhje problemi i prerjes së druve për ngrohje

Xh M

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

Xh M

A doni të punoni nga Maqedonia për brendet më të mëdha në botë: Çdo punonjës i ri e fiton një bonus mirëseardhjeje – kërkohet vetëm 1 kusht!

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy