Agjencia Zhurnal.mk.

Rreth i dytë i zgjedhjeve lokale në komunat Manastir dhe Demir Hisar

Manastir/Demir Hisar, 30 tetor – Në komunat e Pellagonisë Manastir dhe Demir Hisar filloi rrethi i dytë i Zgjedhjeve lokale, ku në pajtim me ligjin sot votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të vendosur në shtëpitë për pleq dhe personat që janë në paraburgim shtëpiak.

 

Komisioni zgjedhor komunal nga Manastiri informoi se për votim janë paraqitur 161 persona, të cilët janë të sëmurë ose të pafuqishëm, 19 persona që janë në izolim shtëpiak, të infektuar nga Kovid-19, të drejtë vote kanë edhe 61 persona të vendosur në Shtëpinë për pleq, si dhe tre persona të cilët gjenden në paraburgim shtëpiak.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve filloi edhe në Komunën e Demir Hisarit, ku janë regjistruar 341 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe 13 persona të cilët janë në izolim shtëpiak, të infektuar nga Kovid-19.

Related posts

Listat e këshilltarëve, VMRO-DPMNE fitoi më së shumti nga të gjithë

Z H

Për herë të parë “Izixhet” në relacionin Shkup-Gjenevë

Z H

As sot nuk kanë ardhur ekspertët gjerman për hetime në Spitalin e Tetovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More