Agjencia Zhurnal.mk.

Rreth 89 përqind e mësuesve janë vaksinuar në Francë

Në Francë 89% e mësuesve janë vaksinuar ose janë gati për të përfunduar vaksinimin, deklaroi ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer duke paraqitur direktivat për kthimin në shkollë, të planifikuara për 2 shtator.

 

Duke iu drejtuar gazetarëve ministri kujtoi rëndësinë e vazhdimit të zbatimit të të gjitha masave paraprake kundër Covid-19, të tilla si distancimi dhe strategjia e mbrojtjes për nxënësit mbi 12 vjeç, si edhe stafet nëpër shkolla.

“Ne kemi porositur Institutin Ipsos që të kryejë një sondazh për të gjetur se në cfarë pike janë mësuesit në fushën e vaksinimit, dhe përgjigja ishte se “78% e mësuesve kanë përfunduar proçesin etyre të vaksinimit, 11% do të marrin një injeksion të dytë së shpejti. Pra, 89% e mësuesve janë në prag të plotë vaksinimi”, theksoi ai.

Duke kujtuar se kriza shëndetësore tani po vazhdon prej 18 muajsh, Blanquer uroi për mbajtjen e shkollave “të hapura në maksimum”.

Sidoqoftë, situata nuk është e njëjtë si më parë’’, shtoi ai.

Related posts

Sot firmoset për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Xh M

Bota duhet të përgatitet për një konflikt afatgjatë

Xh M

Rusia do të tërhiqet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor pas vitit 2024

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More