Agjencia Zhurnal.mk.

“Rreth 700 studentë më shumë se vitin e kaluar”, kreu i RASH: Degët e rrezikuara? Duhet të merren masa, të ndryshojë oferta akademike

Arjan Xhelaj, drejtor i Përgjithshëm i Rrjetit Akademik të Shqipërisë, ka folur sot në News24 për nisjen e vitit të ri akademik.

Xhelaj mohoi rënien e numrit të studentëve dhe tha se këtë vit janë rreth 700 më shumë nga viti i kaluar. Sipas tij, është rritur oferta akademike, ka më shumë programe.

“Pozitivisht e vlerësoj nisjen e vitit të ri akademik. Kemi rreth 20 maturantë që ulen për herë të parë, 600-700 studentë më shumë se vitin e kaluar. Kemi një potencial rreth 3 mijë maturantësh që janë pjesë e portalit dhe mund të aplikojnë. Janë 19837 maturantë të regjistruar në fund të raundit të dytë. Shifra është me lartë se vitin e kaluar, nuk mund të jetë më e ulët se vitin e kaluar. Por kemi akoma 15 ditë”, tha Xhelaj.

Sa i përket degëve të rrezikuara, ai u shpreh se kjo ndodh në të gjithë botën, por se duhet të mbështeten ata që kanë prirje në këtë fusha.

Related posts

Sot mbush 81 vjeç, Veliaj nderon me “Medaljen e Mirënjohjes” aktorin e madh, Viktor Zhusti

Xh M

Kongresi i PS- Veliaj: Tirana, model i suksesshëm i qytetit agjent të zhvillimit ekonomik

Xh M

Koçiu: Do transformojmë qendrat shëndetësore. 17 struktura spitalore autonome deri në 2027

Xh M