Agjencia Zhurnal.mk.

Rreth 700 pacientë të hospitalizuar përshkak të Covid

Shkup, 23 gusht – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp bëri të ditur se rreth 700 pacientë janë hospitalizuar në spitalet për shkak të komplikimeve nga Kovid-19.

“Numri më i madh i pacientëve janë në spitalet në Tetovë, ku ka 110 pacientë, 90 pacientë në spitalin në Gostivar, rreth 35-36 pacientë në Strugë, 40 pacientë në spitalin në Kërçovë. Dhe këto janë spitalet në të cilat me drejtorët jemi në komunikim të vazhdueshëm, ndërsa me qëllim për çdo pacient të cilit i nevojitet hospitalizim, ai transferohet në Shkup. Këtu është hapur Spitali për rehabilitim në Kozle i cili është plotësisht i pajisur, i furnizuar me oksigjenoterapi. Këtu janë vendosur gjatë fundjavës rreth 25 pacientë nga gjithsej 110 shtretër të cilët janë në dispozicion”, deklaroi Filipçe.

Ministri informon se për pacientët nga Kërçova dhe nga Struga në dispozicion janë spitalet në Prilep dhe në Manastir, ndërsa për Gostivarin dhe Tetovën qendrat spitalore në Shkup.

“Kemi komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm pas paralajmërimit paraprak konform vlerësimit, triazhit nëse nevojitet hospitalizim, paralajmërohen dhe dërgohen pacientët në Shkup. Ne patëm në mëngjesin e sotëm takim koordinues me drejtorët e të gjitha klinikave, para së gjithash internet nga Qendra Klinike, me qëllim që të përgatisim edhe kapacitete shtesë të klinikave interne, sipas shembullit siç ishte paraprakisht. Shpresoj se deri te kjo nuk do të ndodhë, megjithatë duhet të jemi të gatshëm dhe këtë e bëmë së bashku me përgatitjen e listave e ekipeve të mjekëve dhe infermierëve të cilat nga të gjitha klinikat tashmë janë në dispozicion nëse ka nevojë të aktivizohen qendrat e tjera Kovid-19”, siguron Filipçe.

Sipas tij, shëndetësia do të durojë këtë valë me Kovid-19.

“Po, absolutisht Jemi gati të riorganizohemi dhe në mënyrë shtesë edhe në spitalet e tjera. Tashmë kemi edhe një përvojë. Këto ditë ndjekim se si po zhvillohet vala në Tetovë dhe në Gostivar, të cilat janë qytete specifike që menjëherë u rrit vala e pacientëve të cilëve u nevojitej hospitalizim. Në të njëjtën kohë janë qytete me një përfshirje të vogël të vaksinimit. Edhe tani përfshirja po rritet, dhe tani do të analizojmë nëse sipas kontrolleve mund të konstatojmë se presioni zbutet. Është herët për këtë të thuhet, edhe pse disa indikacione sipas bisedës me drejtorët”, tha Filipçe.

Këtë javë, siç tha, bëjmë analiza që të mundemi të bëjmë ndonjë supozim si do të zhvillohet kjo valë.

Nuk ka dilemë se antitrupat që krijohen te pacientët pas virusit mbrojnë për një periudhë të caktuar, por imuniteti i fituar nga vaksina është shumë më efikas dhe më afatgjatë, porositi ministri Filipçe.

Në konferencën për shtyp në Qeveri ku ishte promovuar fushata nacionale për vaksinim më masiv, Filipçe tha se rekomandimi për ata që e kanë kaluar virusin të vaksinohen 45 ditë pas përfundimit të sëmundjes është me qëllim që këto persona nga një anë të fitojnë imunitet më afatgjatë dhe nga ana tjetër të mbrohet sistemi shëndetësor nga valët e ardhshme.

Duke e komentuar studimin britanik i cili tregon se ata që e kanë kaluar virusin kanë imunitet më të mirë nga ata të cilët janë vaksinuar, Filipçe është me qëndrim se bëhen një numër i madh i studimeve, por që e rëndësishme është në cilën mënyrë ato bëhen, gjegjësisht varen nga disa faktorë.

“Rekomandimet që i jep Komiteti ynë për imunizim i detyrohen analizës së disa studimeve”, tha Filipçe, duke shtuar se rekomandimet e Komitetit tonë përputhen me ato të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në lidhje me kërkesën e odave për lehtësim të masave, Filipçe potencoi se sipas tij masat aktuale duhet të mbesin të njëjta derisa nuk rritet imuniteti kolektiv. Nëse vazhdon vaksinim me këtë tempo, sipas Filipçes, kah mesi i tetorit mund të ketë rritje të imunitetit kolektiv.

Sipas vlerësimeve të fundit, siç potencoi ai, që të arrihet imunitet kolektiv duhet të vaksinohen rreth 80 për qind e popullatës

Related posts

Nikolloski nga Strumica: Opozita shqiptare të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri

Xh M

Taravari mesazh funksionarit të BDI-së që shpërndante mbrëmë ilaçe

Xh M

Stirk: Zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe demokratike

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky