Agjencia Zhurnal.mk.

Rreth 100 civilë janë evakuuar nga uzina e çelikut Azovstal të Mariupolit

Rreth 100 civilë janë evakuuar nga uzina e rrethuar e çelikut në qytetin lindor të Ukrainës, Mariupol, pasi Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ndërmjetësuan një marrëveshje për të nxjerrë civilët nga vendi i rrethimit më shkatërrues i luftës në Ukrainë.

Të evakuuarit do të mbërrijnë të hënën në qytetin e kontrolluar ukrainas, Zaporizhzhia, ka bërë të ditur të dielën presidenti Volodymyr Zelensky, transmeton Telegrafi.

Ukraina po punon me OKB-në për të evakuuar civië të tjerë nga fabrika e çelikut Azovstal, tha ai.

“Operacioni është [ende] në vazhdim”, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk.

Ministria ruse e mbrojtjes dha një shifër më të ulët prej 80 civilësh të evakuuar nga uzina Azovstal.

OKB-ja në anën tjetër nuk deklaroi se sa civilë po transportonte nga Mariupol dhe nuk ishte menjëherë e qartë pse palët kishin dhënë shifra të ndryshme.

Zëdhënësi i OKB-së Saviano Abreu, e konfirmoi se “një operacion kalimi i sigurt” ishte duke u zhvilluar në Azovstal dhe në koordinim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe “palët në konflikt”.

Zaporizhzhia, një qytet rreth 150 kilometrave (90 milje) në veriperëndim të Mariupolit, ishte destinacioni i përpjekjes për evakuim, tha Abreu.

Related posts

E fundit nga Ukraina: Vdesin ministri dhe zv.ministri i brendshëm nga rrëzimi me helikopter (Foto)

Z.H

CIA i frikësohet efektit “Kabul”: Kujt do t’i mbetet arsenali i madh i armëve që po dërgon Perëndimi në Ukrainë?

Xh M

Borrell: Sanksionet e BE-së do të nxisin uljen e çmimit të naftës ruse

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More