Agjencia Zhurnal.mk.

Rrëmujë në komunikacion sot pasdite në Shkup

Shkup, 7 dhjetor – Komunikacioni në Shkup sot pasdite gati tri orë ishte bllokuar me kolona të automjeteve të cilat qëndronin në një vend gati një orë.

 

Semaforët në disa udhëkryqe ishin ndalur, ndërsa komunikacionin e rregullonte policia e trafikut.

Qendra për Menaxhim me Kriza në Shkup njoftoi se në shumicën e rrugëve përgjatë qytetit sot pasdite është vërejtur rrëmujë më e madhe e automjeteve.

Në udhëkryqin te qendra tregtare “Mavrovasja” sot pasdite kishte aksident trafiku në të cilin janë lënduar katër persona. Në aksidentin e komunikacionit ishin të përfshirë pesë automjete, të gjitha me targa të Shkupit, konfirmuan nga MPB. Të lënduarit janë dërguar në SPQ “Klimenti i Ohrit”, por për momentin nuk dihet se sa janë të lënduar. 

Related posts

Spasovski: Kohëve të fundit kemi arrestuar shumë persona të cilët kërkoheshin me fletarrest

Z H

Presidenti polak Andzhej Duda mbërrin në Shkup

D V

Arrestohen tre persona nga Shkupi, dyshohen për vjedhje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More