Agjencia Zhurnal.mk.

Rrëmbyen një person dhe kërkuan para për lirimin e tij, policia arreston të dyshuarit në Viti

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Viti, të cilët dyshohen se kishin rrëmbyer një person.

 

Rasti ka ndodhur më 5 janar, rreth orës 22:35.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që, të njëjtit dyshohet se ka kryer veprën e cekur duke mashtruar viktimën mashkull kosovar përmes rrjeteve sociale, se do i sjellin një dhuratë në shtëpi. Të dyshuarit pasi kanë shkuar në shtëpinë e viktimës, të njëjtin e ka rrëmbyer duke e futur në veturë dhe e kanë dërguar në Prishtinë, ndërsa në këmbim të lirimit të tij, nga shokët e viktimës kanë kërkuar para të gatshme në vlerë 1000 €”, njofton Policia.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. 

Related posts

Në Prilep kapet marihuanë me vlerë 200,000 euro, transportohej nga Shqipëria në Greqi

Z H

Gjenden armë dhe municion në Prilep

D V

Vdes një person derisa ishte duke u shëtitur në Prevallë, policia fillon hetimet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More