Agjencia Zhurnal.mk.

Rrëmbehet dhe dhunohet një 17-vjeçare nga Kavaja

Policia ka vënë në pranga dy të rinj pasi dyshohet se kanë marrë rrëmbyer dhe kanë dhunuar një 17-vjeçare nga Kavaja.

 

Policia ka vënë në pranga shtetasit A. D., 23 vjeç dhe A. H., 18 vjeç, të dy banues në Peqin.

“Falë bashkëpunimit me qytetarët dhe ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas që i hoqën lirinë një shtetaseje dhe ushtruan dhunë ndaj saj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit nga qytetarët se dy shtetas i kishin hequr lirinë një shtetaseje, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar.

Falë veprimeve profesionale policore nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, janë arrestuar në flagrancë, në një kohë rekord, shtetasit:

“A. D., 23 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, të kryera në bashkëpunim; – A. H., 18 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, të kryera në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, i kanë hequr lirinë një shtetaseje 17 vjeçe, duke e mbajtur në një ambient që aktualisht nuk është në përdorim, si dhe kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti)”, njofton policia.

Related posts

Bajram Begaj pyet qytetarët: Çfarë u mungon të rinjve në Shqipëri në krahasim me ata jashtë

Redaksia

Britania po planifikon riatdhesimin e “shqiptarëve të paligjshëm”

Xh M

“I detyron në fushatë për të bashkëpunuar me llumin për vota”, Salianji: Rama poshtëron Policinë e Shtetit për propagandë politike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More