Agjencia Zhurnal.mk.

Rreh babain dhe më pas i djeg stallën dhe traktorin, arrestohet 33-vjeçari në Bulqizë

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia në Bulqizë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Mësohet se në pranga është vënë N. L., 33 vjeç, banues në Gjoricë.

 

Sipas policisë, i riu pasi ka rrahur të atin 65-vjeçar më pas i ka djegur stallën e bagëtive dhe një mjet pune traktor. Ndaj tij rëndojnë akuzat “Dhunë në familje”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij dhe më pas i dogji me zjarr stallën e bagëtive dhe një mjet pune traktor, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin N. L., 33 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë. Ky shtetas, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 65- vjeçar, dhe më pas i ka djegur me zjarr stallën e bagëtive dhe një mjet pune traktor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Dhunë në familje”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Related posts

Rritja e infektimeve/ Manastirliu urdhër inspektorateve: Rrisni kontrollet për masat!

D V

Shkarkohet gjyqtarja e Elbasanit, e famshme për videot në TikTok

D V

Shqipëria e merr më 1 qershor Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More