Agjencia Zhurnal.mk.

Rregullatori shëndetësor në SHBA autorizon pilulën e Pfizer kundër COVID-19

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi të mërkurën pilulën kundër COVID-19 të Pfizer për njerëzit me rrezik të lartë të moshës 12 vjeç e lart.

 

“Autorizimi i sotëm prezanton trajtimin e parë për COVID- 19 në formën e një pilule që merret nga goja – një hap i madh përpara në luftën kundër kësaj pandemie globale,” tha shkencëtarja e FDA-së, Patrizia Cavazzoni.

Trajtimi i Pfizer, i quajtur Paxlovid, është një kombinim i dy pilulave të marra gjatë pesë ditëve që u demonstrua në një provë klinike me 2200 njerëz se ishte e sigurt dhe zvogëloi rrezikun e shtrimeve në spital dhe vdekjeve tek njerëzit në rrezik me 88 për qind.

Në një lëvizje të pazakontë, FDA nuk mblodhi panelin e saj të zakonshëm të ekspertëve të pavarur për të shqyrtuar në thellësi të dhënat rreth pilulës së Pfizer përpara autorizimit.

Trajtimi i Pfizer ka qenë i autorizuar më parë në Bashkimin Evropian.

Autorizimi vjen ndërsa rastet po rriten në të gjithë Shtetet e Bashkuara të domunuara nga Omicron, varianti më infektiv i koronavirusit i parë deri më sot.

Varianti me shumë mutacion është më i aftë të anashkalojë imunitetin e dhënë nga infeksioni i mëparshëm dhe autoritetet shëndetësore po i bëjnë thirrje publikut që marrin vaksinat përforcuese në mënyrë që të rivendoset një shkallë më e lartë e mbrojtjes.

Ndryshe nga vaksinat, pilula nuk synon proteinën gjithnjë në zhvillim të koronavirusit, të cilën e përdor për të pushtuar qelizat. Në teori, duhet të jetë imun ndaj varianteve dhe Pfizer ka thënë se studimet paraprake e kanë mbështetur këtë hipotezë.

Pritet ende autorizimi për një tjetër pilulë kundër COVID-19, të zhvilluar nga Merck, e cila gjithashtu merret gjatë pesë ditëve dhe është treguar se redukton të njëjtat rezultate (hospitalizimi dhe vdekja) me 30 për qind tek njerëzit me rrezik të lartë.

Ekspertët e pavarur votuan në favor të këtij trajtimi me një diferencë të ngushtë, por shprehën shqetësime rreth sigurisë së tij, si dëmtimi i mundshëm i fetusit dhe dëmtimi i mundshëm i ADN-së.

Të dy trajtimet funksionojnë në mënyra të ndryshme brenda trupit dhe pilula e Pfizer nuk mendohet të ketë të njëjtin nivel shqetësimesh.

Trajtimi i Merck ka marrë dritën jeshile nga Britania dhe Danimarka.

Related posts

Së paku 10 civilë vriten në dy sulme në Afganistan

Redaksia

Merkel: Sa më shumë të vaksinuar, aq më shpejt kthehemi te liritë tona

D V

Shefi i BioNTech: Virusi nuk ka në plan të largohet, është një evolucion i vazhdueshëm dhe sapo ka filluar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More