Agjencia Zhurnal.mk.

Rrëfimi i Dilivio Hoffman për aventurën te Ballkani: Më kanë pritur për mrekulli, këtu jam për titullin kampion

Dilivio Hoffman është futbollisti më i ri i Ballkanit.

Sulmuesi holandez është bashkuar me klubin suharekas në fazën përgatitore në Antalya dhe shkëlqeu në ndeshjet miqësore.

24-vjeçari ka folur për Gazetën Olle për aventurën e tij të re në Kosovë te Ballkani, duke thënë se mikpritja në ekipin suharekas ka qenë fantastike.

“Nga dita e parë që kam mbërritur këtu jam ndier si në shtëpi, shokët e skuadrës dhe trajneri janë shumë të mirë me mua”, tha fillimisht Hoffmann për Gazetën Olle.

Ai tutje ka thënë se është te Ballkani për titullin kampion në Kosovë.

“Nuk e di se çfarë pres sepse është hera e parë që jam këtu, por jam i sigurt se do të shkojmë për vendin e parë, sepse kemi një skuadër shumë të mirë dhe kjo është ajo se çfarë dua, të bëhemi kampion”, vazhdoi Hoffman.

“Shokët e skuadrës gjithashtu duan të dalin kampion. Atmosfera në klub është fantastike dhe më pëlqen kjo. Të dielën kemi një ndeshje në Kupën e Kosovës dhe shpresoj që të shkoj gjithçka mirë për ne”, deklaroi Hoffman.

Holandezi në fund ka një mesazh edhe për tifozët e Ballkanit, ‘Xhebrailat’.

“Për tifozët dua të them se do të jap gjithmonë maksimumin në fushë, unë besoj në cilësitë e mia dhe dua t’i ndihmojë skuadrës të bëhet sa më e mirë në aspektin ofensivë”.

“Qëllimi është t’i arrijmë objektivat që kemi para vetës, ne do të përpiqemi deri në fund dhe do të luftojmë me të gjitha forcat”, përfundoi Hoffman.

Karriera e tij ka nisur në Spartaan, derisa më vonë vazhdoi me Excelsior e Twentee II, pastaj edhe tek Xerxex, Den Bosch II dhe së fundmi në TEC. Hofmann gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur në futbollin holandez. /Gazeta Olle/

Related posts

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë – Dibër

Z.H

Gir: Duam fillim sa më të shpejtë të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Z.H

MPB mohon pretendimet e Mickoskit për incidentin te sheshi Skënderbeu

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More