Agjencia Zhurnal.mk.

Rrahmani dhe dy yje të tjerë të Napolit u lënduan ndaj Milanit, pritet të mungojnë ndaj Juventusit

Napoli është eliminuar nga Liga e Kampionëve, ku pas dy ndeshjeve çerekfinale me Milanin pësoi 2-1.

Lideri aktual i Serie A pas humbjes në sfidën e parë, në të dytën nuk arriti më shumë se një barazim 1-1.

Por përveç eliminimit nga Liga e Kampionëve, Napoli ka mbetur pa tre futbollistë titullar të cilët u detyruan të largohen nga loja.

Dy të parët që u lënduan ishin mbrojtësi portugez Mario Rui dhe sulmuesi italian Matteo Politano.

Që të dy u zëvendësuan në minutën e 34-të të pjesës së parë.

E 15 minuta para fundit të ndeshjes lëndim pësoi edhe qendërmbrojtësi kosovar Amir Rrahmani.

Koha e rikuperimit për tre futbollistët ende nuk dihet, por sipas mediave italiane, e sigurt është që Luciano Spalletti duhet që të planifikojë ndeshjen e radhës ndaj Juventusit pa shërbimet e tyre.

Napoli tani fokusin do ta ketë të gjithin në Serie A, ku është lider dhe i nevojiten 10 pikë për tu shpallur kampion i Italisë. 

Related posts

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

D V

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për “frikën e Simeones” dhe Real Madridin për Florentino Perezin

D V

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky