Agjencia Zhurnal.mk.

Rrahje në Gostivar, policia qetëson situatën me të shtëna në ajër

Në Gostivar pas mesnate ka pasur rrahje mes dy grupeve, ndërsa përleshja është ndërprerë pas ndërhyrjes të policisë, pasi rasti ishte raportuar nga qytetarët, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.

 

“Më datë 17.10.2021 në orën 02.40, në SPB Tetovë personi A.T. (25) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 00.40 në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar pranë një objekti hotelerik pas një zënke verbale që kishin patur paraprakishte brenda lokalit me personat A.N. Dhe I.N. nga Gostivari, të njëjtit bashkë me disa persona të tjerë e kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta, kurse njëri prej tyre kishte nxjerrë një vjet të mprehtë me të cilin e kishte kërcënuar. Pak më vonë, kishte ardhur edhe vëllai i tij M.T., por edhe atë e kishin sulmuar fizikisht. Pasi policia mbërriti në vendngjarje, kishte gjuajtur disa të shtëna paralajmëruese në ajër për të qetësuar situatën”, njoftojnë nga MPB.

Related posts

Në kërkim për drogë dhe tentativë vrasje, tre të arrestuar në Fier

D V

Pikëlluese, po luante tek kondicionerët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

D V

Gjobiten 119 vozitës në Shkup, 59 për tejkalim të shpejtësisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More