Agjencia Zhurnal.mk.

Rrahje mes tre personave në Istog

Tre persona janë përleshur fizikisht mes vete në qytetin e Istogut.

Si pasojë e rrahjes, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, transmeton Telegrafi.

Rasti ka ndodhur ditën e diel, rreth orës 12:00.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku dy prej tyre fillimisht në rrugë për shkak të një mosmarrëveshje ishin rrahur me veti e më pas te shtëpia e tyre kishte shkuar edhe i dyshuari i tretë, së bashku me viktimën mashkull kosovar dhe kishte ndodh rrahja në mes tyre. Si pasojë e rrahjes lëndime trupore ka pësuar njëri prej të dyshuarve dhe viktima të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, i dyshuari mbetet në spital për tretman të mëtejmë mjekësor”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. 

Related posts

Tre të dyshuar për grabitje në një bastore

Xh M

Është zhdukur një grua nga Kumanova

Xh M

Tetovari e denoncon si të zhdukur bashkëshorten, “u largua nga shtëpia e prindërve të saj”

Xh M