Agjencia Zhurnal.mk.

Ronaldo vetëm i gjashti në renditjen e sivjetme për Topin e Artë

Superylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka mbetur vetëm i gjashti në renditje në garën ë sivjetme për Topin e Artë.

 

Në ceremoninë për çmimin e madh prestigjioz që ndan France Football, para shpalljes së fituesit dalëngadalë janë zbuluar emrat e 30 konkurrentëve nga i fundi drejt të parit.

Ndërsa 36-vjeçari, i cili e ka fituar pesë herë Topin e Artë në të kaluarën, këtë vit ka mbetur i gjashti në renditje.

Gjatë vitit 2021, CR7 fillimisht e përfundoi sezonin me Juventusin dhe pastaj iu bashkua Manchester Unitedit.

Dhe derisa rivali i tij i përbetuar, Lionel Messi, e fitoi trofeun e shtatë Topi i Artë, Cristiano mbeti i gjashti në renditje.

Related posts

Liridon Fazliu, djaloshi i pamposhtur do të ndeshet për “Flemish Title”

A.S.

Ronaldo: Nuk më shqetësojnë kritikat, kam luajtur futboll për 18 vite

D V

Nga kjo fundjavë, Barcelona lejohet t’i luajë ndeshet me kapacitet të plotë në Camp Nou

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More