Agjencia Zhurnal.mk.

“Ronaldo kurrë nuk do ta njolloste historinë me Manchester City apo Barcelona”

Cristiano Ronaldo ka punuar shumë për të krijuar një reputacion si më i madhi i të gjitha kohërave dhe kurrë nuk do ta njolloste këtë histori duke kryer lëvizje të diskutueshme te Manchester City apo Barcelona. E ​thotë këtë ish-shoku i skuadrës së portugezit te Manchester United, Fabio.

 

Kalimi në “Etihad Stadium” e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” u diskutua gjatë verës, sapo u bë e qartë se ai do të largohej nga Juventusi. Fabio beson se spekulimet e tilla u ndezën nga agjenti Jorge Mendes, por nuk kishte asnjë shans që ikona e Manchester United dhe Real Madridit të konsideronte një transferim, që do të dëmtonte reputacionin e tij.

Ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq”, Fabio, i cili luajti përkrah Ronaldos në “Old Trafford” midis viteve 2007 dhe 2009, tha për ESPN: “Nuk mund ta imagjinoja. Kur më thanë, nuk mund ta besoja. Ishte Pedro, që luan këtu (FC Nantes) me mua, i cili më tha: Manchester City është gati ta përmbyllë marrëveshjen me Cristianon. Unë iu përgjigja: Nuk është e mundur. Nuk e besoja në asnjë moment.

Unë nuk e di nëse ishte një veprim i bërë nga Jorge Mendes, menaxheri i tij, për të krijuar diçka, sepse kjo ndodh në ditët e sotme. Thjesht po e them këtë, por nuk kam ndonjë ide. Personalisht nuk besoja në asnjë moment se ai do të shkonte te Manchester City. Nuk e njolloste historinë e bërë te Manchester United. Do të kishte qenë e vështirë për të, që të lunate me Manchester City.

Ronaldo e respekton historinë aq shumë, sa nuk bën kurrë të tilla kapërcime. Po ashtu, jam i sigurt se ai nuk do të luante kurrë te Barcelona. Ai e vlerëson shumë historinë që ka bërë kudo që ka qenë. Cristiano Ronaldo luajti në klubet për të cilat ëndërronte: Manchester, Real Madrid dhe Juventus. Kjo është arsyeja pse unë nuk mendoj se do ta njollosë kurrë historinë e vet në futboll”.

Related posts

Napoli e Atalanta në luftë për Ahmedhodzic

Z H

Topi i Artë i këtij viti cilësohet më sfiduesi në histori – këtë e tregon lista me emrat e top yjeve të përfshirë në të

D V

Legjenda e Liverpoolit: Salah është lojtari më egoist dhe më lakmitar që e njoh

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More