Agjencia Zhurnal.mk.

Ronaldo i është ofruar Real Madridit për një periudhë gjashtë mujore

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo i është ofruar ish-ekipit të tij, Real Madridit.

Cristiano Ronaldo raportohet se i është ofruar një rikthim te gjiganti spanjoll Real Madrid si zëvendësues i të dëmtuarit Karim Benzema.

Sipas një raporti të gazetës ‘Sport’, ylli portugez mund t’i bashkohet ish-skuadrës së tij për një periudhë gjashtë mujore.

E përditshmja spanjolle pretendon se presidenti i ‘Mbretërve’ Florentino Perez është në kërkim të një sulmuesi dhe Ronaldo do të donte të kthehej në Madrid.

Lajmi vjen pas intervistës shpërthyese të Ronaldos me Piers Morgan, në të cilën 37-vjeçari kritikoi hapur drejtuesit aktual të Manchester United, duke përfshirë trajnerin Erik Ten Hag.

Si rezultat, United duket se do të ndërpresë kontratën e Ronaldos me pëlqim reciprok pas Kupës së Botës, duke hapur derën për mundësinë e një rikthimi të bujshëm në kryeqytetin spanjoll për golashënuesin kryesor të të gjitha kohërave të Madridit.

Lëndimi i Benzemas që do ta përjashtojë atë nga kampanja e Francës në Kupën e Botës vetëm sa i ka shtuar më shumë thashethemet për një marrëveshje që do të arrihet në javët e ardhshme.

Mbetet të shihet nëse do ndodh një rikthim i portugezit në ‘Santiago Bernabeu’.

Related posts

E ardhmja e pasigurt e Dybalas, mes rinovimit të kontratës dhe ofertave nga klubet arabe

D V

PSG është gati të ofrojë 40 milionë euro dhe dy lojtarë për të nënshkruar superyllin e Barcelonës

D V

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy