Agjencia Zhurnal.mk.

Ronaldo bën kryqin gjatë festimit të golit dhe shkakton shumë polemika në Arabinë Saudite

Al-Nassr arriti në finalen e Kupës së Kampionëve të klubeve arabe për herë të parë në histori dhe festimi i golit fitues nga Cristiano Ronaldo shkaktoi shumë polemika në Arabinë Saudite.

Al-Nassr mundi Al-Shorta të Irakut me rezultat 1:0 në gjysmëfinale dhe Ronaldo shënoi golin e vetëm të ndeshjes nga një penallti në minutën e 75-të.

Portugezi e festoi golin me markën e tij “Siuuu!”, por para se të bënte kthesën e tij të famshme në ajër, Ronaldo e bëri kryqin apo ‘aktin e pagëzimit’, gjë që zakonisht nuk e bën.

Lëvizja e tij shkaktoi polemika të shumta në Arabinë Saudite, një vend ku Islami është feja mbizotëruese.

Sipas ligjit saudit, fetë e tjera lejohen nëse ritualet kryhen në shtëpi, ndërsa është rreptësishtë e ndaluar praktika e feve të tjera në publik, duke përfshirë edhe vetë aktin e pagëzimit.

Përderisa disa besojnë se Ronaldo e bëri këtë sepse i intereson shumë goli që shënoi, dhe se falënderoi Zotin në këtë mënyrë, të tjerë besojnë se është një provokim i pastër, duke qenë se ai nuk është ‘kryqëzuar’ kurrë më parë në festimet e golave të tij dhe për të testuar tolerancën e sauditëve.

Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo bën lëvizje që shkaktojnë shumë polemika në publik.

Në muajin mars, ai kapi organin e tij gjenital pas ofendimeve nga tifozët në tribuna, dhe vetëm një muaj më vonë, ai ra në sexhde teksa festonte një gol.

Related posts

Ramsdale do të largohet nga Arsenali, por do të mbetet në Ligën Premier

D V

Shiten 100 mijë fanella të Harry Kane, Bayerni e nxjerr pagën për një vit të sulmuesit anglez

D V

“Kam pasur marrëveshje me Real Madridin, Guardiola më donte te Barcelona”, Pirlo zbulon disa të pathëna

D V