Agjencia Zhurnal.mk.

Roma ka gati ofertën për transferimin e Herreras në janar

Hector Herrera pritet të jetë transferimi i parë i Romës në afatin kalimtar të janarit.

 

Mesfushori meksikan nuk ka pasur hapësira këtë edicion te Atletico Madrid dhe largimi duket i pashmangshëm.

31-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës, por nuk do të mbetet deri në verë te Atletico Madrid.

E përditshmja madrilene AS ka raportuar se përfaqësuesit e mesfushorit meksikan kanë pasur bisedat e para me drejtorin sportiv të Romës, Thiago Pinton.

Herrera pëlqehet shumë nga trajneri i Romës, Jose Mourinho i cili e dëshiron transferimin e tij në Olimpico.

Për ta kompletuar transferimin e Herreras Roma është gati t’i bëj Atleticos një ofertë prej tre milionë eurove në janar. 

Related posts

Sot zhvillohen dy takime interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja në Prishtinë

D V

Prishtina dhe Ballkani sot nisin sezonin e ri, përballen me skuadrat e inkuadruara në elitë

D V

Xavi kërkon nga drejtuesit e klubit të rinovojnë kontratën me Araujon

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More