Agjencia Zhurnal.mk.

Rolls-Royce prezanton vetura ultraluksoze Boat Tail, janë prodhuar vetëm tre sosh – secili kushton 20 milionë funte  

Rolls-Royce ka prezantuar veturën më të re ultraluksoze – Boat Tail – i dyti në seri prej vetëm tre sosh ku secili prej tyre kushton 20 milionë funte.

I punuar plotësisht me dorë, dizajni është bërë enkas me kërkesën e blerësit, ku biznesi familjar i tij është industria me gurë të çmuar.

Nga kjo kompani kanë porositur që vetura “duhet të jetë e personalizuar dhe të ketë karakterin e kryefamiljarit që njëherit konsiderohet si themeluesi i kompanisë që merret me shitjen dhe përpunimin e gurëve të çmuar”.

Në anën tjetër nga Rolls-Royce kanë bërë të ditur se Boat Tail është një përzierje mes luksit dhe fuqisë së madhe motorike.

Brendësia është dekoruar me diamante e në pjesën e pasme – pra në bagazh ekziston një lloj tavoline, në të cilën mund të drekojnë pronarët, pasi ka pjata, lugë, thika e pirunë.

Related posts

Fiat njofton për pesë koncepte të reja drejt prodhimit

D V

Në Gjermani, një grua 91-vjeçare tentoi të futej me një biçikletë me tri rrota në autostradë

D V

Si funksionojnë pompat e derivateve?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy