Agjencia Zhurnal.mk.

Rolatë frutash pa pjekje: Nuk piqet, është e ëmbël si mjalti dhe nuk ka asnjë gram sheqer!

Është jashtëzakonisht dekorative, gjë që e bën ëmbëlsirën perfekt për festa dhe tryeza festive

 

Përbërësit:

– 2 banane,
– 100 g biskota të “zakonshme”,
– 1 lugë kakao,
– 120g banane të qëruara,
– 200 g krem djathi,
– 1 lugë mjaltë,
– 5 mandarina (të madhësisë së njëjtë).

Përgatitja:

Bananet e qëruara pritni dhe shtrydhni me dorë. Grini biskotën në trashë, më pas shtoni kakaon dhe përzieni.

Shtoni bananet e grira dhe përzieni gjithçka mirë për të marrë një përzierje kompakte dhe të fortë si brumë. Shtoni mjaltin në krem djathin dhe rrihni me mikser.

Masën e biskotave e vendoseni në letër, më pas tëhollojeni me okllai në një trashësi gjysmë centimetri dhe e krijoni në formë katrori.

Mbushni me përzierje djathi dhe mjalti, dhe përgjatë njërit skaj, renditni vertikalisht mandarinat e qëruara, pranë njëra-tjetrës. Rrotulloni me kujdes me ndihmën e një letre. Nëse është e nevojshme, hiqni mbushjen e tepërt nga skaji i bazës së biskotave, në mënyrë që të bëhet një rolatë më e mirë.

Mbështilleni fort me letër dhe vendoseni në frigorifer për një ose dy orë që të forcohet mirë. Hiqni letrën, më pas prisni rolatën në rrathë më të trashë.

Related posts

Shtatori nis lehtshëm, si të përgatisni supë me karota të pjekura dhe mollë

D V

Të dielën hapet lokali i dytë “Kaçamaku” në Shkup – Çarshinë e vjetër

Redaksia

Sardele të pjekura në skarë: Zgjedhja e shkëlqyeshme për adhuruesit e peshkut!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More