Agjencia Zhurnal.mk.

Robelli: Edhe Putin shprehu keqardhje, Shqipëria heshtë

Shkruan Enver Robelli

 

Edhe Vladimir Putini shprehu keqardhje për gati 50 shqiptarë të vdekur në aksidentin e tmerrshëm afër Sofjes në Bullgari. Ditë zie shpallën Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria. Shqipëria nuk e pa të nevojshme një gjest të tillë, pra të shpallë ditë zie. Ka diçka të kalbur në elitat politike në Tiranë. Dhe ky është, në radhë të parë, problem i qytetareve dhe qytetarëve të Shqipërisë që zgjedhin figura jodinjitoze në pushtet. Krahasojeni mungesën e gjestit për viktimat shqiptare nga Maqedonia e Veriut me propagandën qeveritare të Tiranës kur Serbia i dërgoi nja 10 zjarrfikës për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit. (Kosova dërgoi forca ushtarake, me atë rast).

Sot u bë shumë propagandë se tani me një aplikim të thjeshtë qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës mund të pajisen me leje qëndrimi dhe leje të punës në vendet përkatëse. Por gjysma tjetër e së vërtetës është se në kuadër të projektit “Ballkani i Hapur” qytetarëve të Serbisë u lejohet e drejta e punës dhe qëndrimit në Shqipëri pa gati asnjë procedurë burokratike. Nga Smedereva në Sarandë – pa asnjë pengesë. Nga Dimitrovgradi në Durrës – po ashtu pa problem. Nga Kikinda në Korçë – nema problema! Nga Beogradi në Berat – pse jo!?

Në rrethana normale, pra nëse Serbia do të pranonte Kosovën si shtet, kjo nuk do të ishte edhe aq problem, por në situatën aktuale ky favorizim aq i madh i Serbisë nga Tirana është neveritës. Rrjedhimisht, në sezonet e ardhshme turistike në bregdetin shqiptar do të kumbojë edhe më shumë muzika e Cecës dhe Dragana Mirkoviqit dhe do të ketë gjithnjë e më shumë lokale që ofrojnë “Leskovačka mućkalica”.

Related posts

Më parë ishim fabrika lindjesh të fëmijëve, tani jemi bërë ndrydhje lindjesh të fëmijëve

Redaksia

Një letër e mirënjohjes për senatorin Bob Dole

D V

Blerim Zllatku: Ideja për ndërtimin “Korridori 8” ekziston plot 20 vjet

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More