Agjencia Zhurnal.mk.

RNE dhe DESFA nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim për zhvillim dhe ndërtim të interkonektorit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Selanik, 10 shtator – Në margjina të Forumit energjetik për Evropën Juglindore që sot u mbajt në Selanik, drejtori ekzekutiv I Resurseve nacionale energjetike (RNE) Bajram Rexhepi dhe drejtoresha kryesore ekzekutive e operatorit nacional grek për përçim të gazit DESFA, Maria Rita Gali nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim për zhvillim dhe ndërtim të interkontektorit për gaz natyror mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga kompania greke kumtojnë se marrëveshja I vendosë parimet e bashkëpunimit, sipas të cilave DESFA dhe RNE kanë ndër mend t’I koordinojnë: fazat kryxesore, obligimet e tyre dhe pikat shoqëruese të zhvillimit ë interkonektorit, por e përfshin edhe fillimin e Market Testit obligues, “në pajtim me kushtet që do të miratohen nga Komisioni rregullator për energjetikë dhe pas Vendimit përfundimtar pozitiv për investime nga të dyja palët, që pritet në gjysmën e parë të vitit 2022, që do ta lehtësojë me kohë dhe në mënyrë efikase përfundimin e ndërtimit të projektit, në pajtim me periudhën e dakorduar kohore”.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, njerëzit e parë të të dy kompanive, Bajram Rexhepi dhe Maria Rita Gali e cekën rëndësinë e interkonektorit.

Drejtori ekzekutiv I SHA RNE Shkup tha se nënshkrimi I marrëveshjes mes dy kompanive është mes hapave të fundit dhe shumë të rëndësishme drejt qëllimit përfundimtar.

Drejtoresha kryesore ekzekutive e operatorit nacional grek për përçim të gazit theksoi se nënshkrimi I marrëveshjes për bashkëpunim mes DESFA dhe RNE “jep nxitje shtesë për zhvillim të projektit të dobishëm të ndërsjelltë për Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Marrëveshja u nënshkrua në margjina të forumit “Southeast Europe Energy Forum 2021” në Selanik, në organizim të Odës tregtare amerikane-greke dhe Asociacionit grek për ekonomi energjetike, ndërsa gjatë nënshkrimit morën pjesë edhe ministri I Mjedisit Jetësor i Greqisë, Kostas Skrekas dhe ambasadorët e SHBA-së në Maqedoni të Veriut dhe Greqi, Xhefri Pajat dhe Kejt Bërnz.

Skrekas theksoi se me interkonektorin plotësisht sendërtohet roli gjeopolitik I Greqisë.

Ambasadori amerikan në Greqi, Xhefri Pajat e përshëndeti marrëveshjen “si edhe një shembull I rëndësishëm nbga agjenda ekonomike pozitive që po zhvillohet mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, bazuar në vizionin e Marrëveshjes së Prespës dhe plotësisht siguron furnizim me energji për Evropën Juglindore”.

Marrëveshja e sotme mes RNE dhe DESFA vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes në nivel politik më 9 korrik në Athinë mes ministrit grek të Mjedisit Jetësor dhe Energjisë, Kostas Skrekas dhe ministrit të Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.

Gazpërçuesi është paraparë të jetë në gjatësi prej 123 kilometrave dhe të shtrihet nga Nea Mesimvria drejt Negotinës përmes Gjevgjelisë dhe t’I ndërlidhë dy sistemet nacionale për përçim të gazit natyror.

Kapaciteti fillestar do të jetë 1,5 miliardë metra kub në vit, me mundësi për zgjerim deri 3 miliardë metra kub në vit, ndërsa janë kryer edhe studime me qëllim që gazpërçuesi të ketë specifika adekuate për transport të ujëpërçuesit të gjelbër.

Projekti vlerësohet se do të kushtojë rreth 110 milionë euro.

Related posts

Velkovski për vizitë të Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale në Dibër

Xh M

Toshkovski për vizitë të DPB Kërçovë dhe departamenteve të policisë në Zajaz dhe Osllomej

Xh M

Fakulteti Filologjik i Universitetit të Tetovës organizoi trajnimin njëditor “Ndriço rrugën tënde drejt suksesit”

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy