Agjencia Zhurnal.mk.

RMV, për dy vjet janë kthyer te qytetarët përmes aplikacionit “TVSH-ja ime” mbi 36 milionë euro

Shkup, 1 korrik – Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) gjatë shënimit të dyvjetorit të projektit “TVSH-ja ime”, sqaroi që përmes këtij projekti janë kthyer 36.3 milionë euro te qytetarët.

 

“Kthimi i parave mbrapa te qytetarët është realitet në shtetit tonë tashmë dy vjet, regjistruam mbi 399 mijë shfrytëzues të aplikacionit TVSH-ja ime, dhe janë paguar 2 238 340 844 denarë, gjegjësisht 36.3 milionë euro si pjesë e TVSH-së në llogaritë fiskale”, deklaroi drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska.

Ata theksojnë se Maqedonia e Veriut përmes këtij aplikacionit është shembull për vendet tjera, duke luftuar edhe ekonomin e errët.

Raportohet që në vitin e parë janë shpenzuar 670 milionë denarë, derisa në vitin e dytë 1.5 miliard denarë, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti janë paguar 413 758 172 denarë.

“Për blerjen e produkteve vendore, tashmë disa muaj kthimi i TVSH-së është 20 %, derisa për tjerat 10% nga tatimi i përgjithshëm”, deklaroi Lukarevska.

Related posts

Osmani- Shveng: Ballkani Perëndimor duhet të jetë prioritet kryesor i BE-së

D V

Rekomandime të Komitetit Kombëtar të Imunizimit kundër Kovid-19

Z H

Numri për raste urgjente 112 vendoset edhe në Maqedoni

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More