Agjencia Zhurnal.mk.

Rivaksinohen mbi 272 mijë njerëz, nesër fillon imunizimi i fëmijëve të paraqitur

Shkup, 18 korrik – Prej nesër do të fillojë vaksinimi me “Fajzer” i fëmijëve prej moshës 12 deri 17 vjeçarë, prindërit/kujdestarët e të cilëve janë paraqitur në ueb faqen vakcinacija.mk. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë paraqitur rreth 1.800 fëmijë. Vetëm për ta vaksinimi është me termin të caktuar, për të moshuarit më nuk nevojitet paraqitje.

Me vaksinimin në terren, i cili filloi javën e kaluar në vendbanimet dhe mjediset rurale, pikat rajonale për vaksinim – sallat sportive në disa qytete, janë në funksion për rivaksinim dhe po fillojnë të mbyllen.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, vaksinën deri të premten e kanë marrë gjithsej 453.773 qytetarë, ndërsa më dy dozat deri tani janë imunizuar 272.129

“Vaksinimi po zhvillohet në mënyrë të papenguar në të gjitha pikat në shtet, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren. Qytetarët vaksinohet pa termin të caktuar, në pikat ekzistuese për vaksinim në shtet. Procesi i vaksinimit në terren po zhvillohet në territorin e tërë shtetit, me rotacione të ekipeve mjekësore në çdo fshat, vendbanim rural, lagje”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Të paktën një dozë të vaksinës e kanë marrë 58 për qind nga popullata mbi 70 vjeçare, 55 për qind nga më të moshuar se 65 vjeçarë, 51 për qind nga popullata mbi 60 vjeçarë dhe 41 për qind nga ata të moshës mbi 50 vjeçarë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe sërish apeloi që qytetarët të vaksinohen sa më masovikisht, që të tejkalohet epidemia me virusin, duke shtuar se në Evropë dhe në botë tanimë po vendosen kufizime për qytetarët e pavaksinuar, ashtu që për hyrje në hapësirë të mbyllur publike, qasje në hotelieri, shërbime sportive ose shërbime të tjera kërkohet paraqitje e detyrueshme e certifikatës së vaksinimit

“Vendet tashmë i paralajmërojnë qytetarët e tyre që të vaksinohen në mënyrë që të mos përballen me kufizime në funksionimin normal. Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që nuk janë vaksinuar ende ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive, vetëm vaksinimi masiv mund t’i japë fund pandemisë globale të pandemisë me kovid”, shkroi Filipçe në Fejsbuk.

Në statistikat për 24 orët e fundit janë regjistruar 19 raste të reja me KOVID-19, nga 3667 teste të bëra. Janë shëruar nëntë (pesë nga Tetova dhe katër nga Shkupi) dhe nuk ka asnjë pacient të vdekur. Aktivë në virus janë 246.

Siç informoi Ministria e Shëndetësisë, në pajtim me të dhënat e Institutit për shëndet publik, tetë nga të infektuarit e rinj janë nga Shkupi, pesë nga Tetova, dy nga Kumanova dhe një rast i ri nga Gostivari, Koçani, Gjevgjelia dhe Dibra.

Nga fillimi i epidemisë në vend, numri i KOVID të diagnostifikuarve ka arritur 155.901 nga gjithsej 927.182 testime. Janë shëruar 150.168 pacientë, kanë vdekur 5487, ndërsa raste aktive janë 246 raste.

Related posts

Zjarr afër anijes në Vardar

D V

Dr. Hulus Asipi, ish ushtar i UÇK, bartës i listës të Lëvizjes BESA -Kumanovë

Redaksia

Egro: Anëtarësimi në BE është ylli polar i politikës së jashtme të Shqipërisë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More