Agjencia Zhurnal.mk.

Rita Ora vezulloi në mbrëmjen e Met Gala 2021, shoqëruar nga i dashuri i saj Taika Waititi

Të hënën është mbajtur mbrëmja prestigjioze Met Gala, në të cilën kanë marrë pjesë yje të shumtë ndërkombëtarë.

Pjesë e mbrëmjes ishte edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila u pa në këtë mbrëmje e shoqëruar nga i dashuri i saj, Taika Waititi.

Çifti dukeshin plot shkëlqim me veshje e tyre ndërsa arritën në tapetin e kuq të shoqëruar me drejtuesin e “The Tonight Show Jimmy Fallon”, shkruan Nzherland.

Rita Ora dhe Taika Waititi në Met Gala 2021 (Foto: Getty Images)

Dyshja gjithashtu u ndalën shpejt në tapetin e kuq për të folur me prezantuesen e “Vogue”, Keke Palmer, ku Waititi po fliste për lidhjen e tij me Orën.

Rita dukej e mahnitshme në një veshje të markës “Prada” me stoli plotësuese diamanti, por është unaza në gishtin e saj të fejesës, që i bëri të gjithë t’i hedhin asaj një shikim të dytë.

Rita Ora dhe Taika Waititi në Met Gala 2021 (Foto: Getty Images)

Në fillim të këtij muaji dyshja kishte fansat që spekulonin se Waititi e kishte bërë propozimin pasi Rita publikoi një InstaStory një fotografi me një unazë në gisht pak javë më parë.

Ora më pas e fshiu këtë postim, i cili tregonte dorën e saj të majtë me një unazë dhe një manikyr special.

Këngëtarja shqiptare dhe regjisori Waititi, i cili u nda nga gruaja e tij Chelsea Winstanley në vitin 2018, së pari ndezën thashethemet për një lidhje në prill të këtij viti kur Ora postoi një seri fotografish të çiftit në Instagram me titullin: “Kohë të mira, kujtime, gjëra të rastësishme në telefonin tim dhe ata që dua”.

Rita Ora, Taika Waititi dhe Jimmy Fallon në Met Gala 2021 (Foto: Getty Images)

Çifti u vunë re së bashku në premierën e “RuPaul’s Drag Race” në Sydney, ku regjisori ishte duke xhiruar filmin e tij të radhës “Marvel Thor: Love and Thunder”.

Në gusht, ata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në premierën e “The Suicide Squad” në Los Angeles. Ishte hera e parë që ata u shfaqën në një tapet të kuq së bashku si çift, raportoi People.

Rita Ora dhe Taika Waititi në Met Gala 2021 (Foto: Getty Images)

Dhe pas paraqitjes së sotme, është e sigurt të thuhet se thashethemet do të jenë në lëvizje të plotë pasi çifti ende nuk kanë konfirmuar martrën e mundshme në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/

Rita Ora dhe Taika Waititi në Met Gala 2021 (Foto: Getty Images)

Rita Ora dhe Taika Waititi në Met Gala 2021 (Foto: Getty Images)

Rita Ora dhe Taika Waititi në Met Gala 2021 (Foto: Getty Images)

Related posts

Tension mes dy banoreve: Erjola lagë me ujë Eglën, ajo i hakmerret dhe ia hedh cigaret në pishinë

D V

“Mbretëresha e pistës së vallëzimit” – Dua Lipa zbukuron kopertinën e revistës “Elle” në Amerikë

D V

Emri i saj do të thotë “biznes” – Rita Ora shihet e lumtur në Sydney pasi ka lansuar në treg markën e saj të re të flokëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy