Agjencia Zhurnal.mk.

Rita Ora shkëlqen në fustanin ngjyrë ari gjatë paraqitjes së radhës në “The Voice Australia”

Ylli shqiptar me renome ndërkombëtare, Rita Ora ka sjellur të tjera imazhe për miliona fansa të saj në Instagram.

32-vjeçarja mbetet e angazhuar në rolin e jurisë në spektaklin “The Voice Australia”, dhe artistja ka mahnitur me dukjen në paraqitjen e radhës.

E veshur me një fustan ngjyrë ari të ngushtë pa mëngë, i kompletuar me doreza të ngjashme dhe këpucë me taka me të njëjtën ngjyrë, autorja e “Don’t Think Twice” dukej tërë shkëlqim.

Foto: Rita Ora/Instagram

Në pozat e shkrepura në prapaskenë, krahas atyre solo, Rita u pa edhe me anëtarin tjetër të jurisë, Jason Derulo.

“Çfarë nate në “The Voice Australia”!! Kaq shumë talent këtu është çmenduri. Kush ishte i preferuari juaj në Team Jason, Jess, Guy apo Rita deri më tani?”, ka shkruar ylli i muzikës në mbishkrim.

Foto: Rita Ora/Instagram

Theksojmë që mes angazhimeve të tjera, Ora sapo ka lansuar albumin e ri “You & I”, që është i tretë në karrierë dhe vjen pas “Ora” në vitin 2012 dhe “Phoenix” në 2016.

Rita ndërkohë së fundmi ndau pamjet e para nga ceremonia private e martesës me regjisorin e famshëm, Taika Waititi. 

Related posts

Taylor Swift shpallet artistja më e dëgjuar e vitit në Spotify me mbi 26 miliardë transmetime

D V

Përplasje të forta mes banorëve, Edona James ia plas të qarës pas debatit të ashpër me Albyn dhe Lumbardhin në BBVK

D V

Morena Taraku vë në pah linjat joshëse të trupit në imazhet e reja

D V