Agjencia Zhurnal.mk.

Rita Ora shfaqet ekstravagante edhe në veshjen sportive, shkëlqen në paraqitjen e radhës

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, mahnit çdo herë me stilin e saj të veshjes dhe imazhet që poston në rrjetet sociale.

 

Edhe së fundi, nuk ishte ndryshe, kjo sepse 26-vjeçarja postoi disa fotografi për 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Ylli i hitit “Anywhere” u paraqit me një veshje të markës “Miu miu”, që përfshinte tuta sportive me ngjyrë të zeza, qorape të bardha të kombinuara me taka të larta me detaje diamanti, çantë dhe bluzë të tejdukshme po ashtu me detaje nga gurë diamanti.

Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja e njohur kompletoi dukjen me grim të lehtë dhe flokë të valëzuara, teksa u shfaq në formë të mirë dhe me shumë stil.

Foto: Rita Ora/Instagram

Kujtojmë që këtë kohë, Rita ka qenë mjaft e angazhuar me projekte të ndryshme, ajo së fundi mori pjesë në premierën e filmit “Eternals”, ku u paraqit përkrah partnerit të saj, Taika Waititi.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërkohë, pak ditë më parë, Rita hyri në mesin e këngëtare femra më të dëgjuara të shekullit 21, listë në të cilën bëri pjesë e edhe ylli tjetër kosovar i muzikës, Dua Lipa.

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram

Related posts

Kim Kardashian i dhuron Stephanie Shepherd një çantë 25 mijë dollarëshe për ditëlindje

D V

Morena Taraku transformohet në personazhin e Chun-Li për festën e Halloween

D V

Lady Gaga shkëlqen me fustane të dizajnuara nga motra e saj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More