Agjencia Zhurnal.mk.

Rita Ora merr bekimin e prindërve – pritet të fejohet me Taika Waititin gjatë festave të fundvitit?

Ata janë në lidhje për më pak se një vit, por burimet thonë se kambanat e dasmës po bien për Rita Orën dhe të dashurin e saj regjisorin, Taika Waititi.

 

Këngëtarja 31-vjeçare, udhëtoi për në Australi me regjisorin Thor, 46 vjeç, muajin e kaluar dhe burimet e afërta me çiftin thonë se ajo tani shpreson të marrë një unazë fejese për Krishtlindje.

“Rita dhe Taika janë kokë e këmbë të dashuruar”, tha një burim për The Sun të hënën (20 dhjetor).

Foto: Getty Images

“Nga ajo që thotë ajo, ai është “i vetmi” për të. Asnjë nga shoqëria e saj nuk do të befasohej nëse ai do ta bënte pyetjen së shpejti,” shtoi burimi.

Prindërit e Ritës, Besnik dhe Vera Sahatçiu, thuhet se tashmë i kanë dhënë Taikës bekimin për t’u martuar me vajzën e tyre pas takimit me të në Londër.

“Disa njerëz mund ta shohin këtë si shumë të shpejtë, por ata mezi kanë kaluar një ditë të ndarë që kur janë bashkuar”, tha tutje burimi, shkruan DailyMail.

Foto: AP

Rita së fundmi mbërriti në Australi me Taika për të filmuar sezonin e ri të ‘The Voice”.

I dashuri i saj gjithashtu përflitet se do të punojë në disa filma të ardhshëm gjatë kohës së tij në Australi, duke përfshirë Thor: Love and Thunder, i cili është në post-produksion.

Rita u takua me skenaristin fitues të Oscar, në Australi në muajin shkurt, derisa ajo po xhironte sezonin e këtij viti të ‘The Voice”.

Foto: Click News and Media

Një burim i tha The Sun se dyshja filluan të takoheshin ‘fshehurazi’ në fillim të marsit, tre muaj para se ajo të largohej nga Australia për në Los Angeles në fillim të qershorit.

Çifti bëri debutimin e tyre në tapetin e kuq në premierën e “The Suicide Squad” në Los Angeles më 2 gusht.

Ditë më vonë, një burim i tha New Idea se dyshja tashmë po diskutonin martesën.

“Taika e quan Ritën “grua” gjatë gjithë kohës dhe bisedon se si do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit”, tha një burim atë kohë.

Foto: WireImages

Taika më parë ishte martuar me producentin Chelsea Winstanley, por dyshja besohet se janë ndarë në vitin 2018. Ata janë prindër të dy vajzave.

Në anën tjetër, Rita ka pasur disa romanca të profilit të lartë, por nuk është fejuar asnjëherë.

Ajo ishte e lidhur më parë me DJ Calvin Harris, yllin televiziv, Rob Kardashian, aktorin Andrew Garfield, kompozitorin Andrew Watt dhe këngëtarin James Arthur.

Lidhja e saj e fundit përpara se të takonte Taika ishte me regjisorin francezo-grek, Romain Gavras. Ata u ndanë para Krishtlindjeve vitin e kaluar. 

Related posts

Luana Vjollca poston foto nga darka romantike

D V

Ronela dhe Zerka bëhen bashkë pas ndarjes, këngëtarja nxjerr foton

D V

“Zemra ime”, thotë Mirsa Kërqeli në këngën e re

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More