Agjencia Zhurnal.mk.

Rita Ora mahnit me dukjen në të bardha, ndërsa ndodhet në pritje të publikimit të klipit të ri

Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, do të publikojë sot (e premte) klipin e saj më të ri.

 

Bëhet fjalë për videon muzikore të këngës “You For Me”, të cilën ajo e ka publikuar së fundmi në bashkëpunim me DJ Sigala.

E teksa është në pritje të lansimit të klipit, Rita po tregohet mjaft aktive për ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi, ku është shfaqur mjaft tërheqëse në të bardha.

Këngëtarja shqiptare dukej bukur e veshur me një palë pantallona të bardhë dhe një xhaketë të së njëjtës ngjyrë, teksa kishte një bluzë të shkurtër në pjesën e sipërme.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Fendi e para gjithmonë”, shkroi Ora në mbishkrimin e fotografisë, referuar veshjeve të markës ‘Fendi’.

Rita përndryshe kohëve të fundit mori pjesë në një mbrëmje speciale të “Vogue Arabia” në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku mbajti një fjalim mbi modën dhe jetën e saj si këngëtare dhe blogere e suksesshme. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram

Related posts

Ngritet padi kundër aktorit Alec Baldwin për rastin tragjik në xhirimet e “Rust”

D V

Irkenc Hyka dhe Stiv Boka lansojnë “Xhane”

D V

E veshur në të bardha, Anxhelina Hadërgjonaj merr vëmendje me dekoltenë e hapur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More