Agjencia Zhurnal.mk.

Rita Ora fiton çmimin “British Artistic Icon Award”, paraqitet me veshje me elemente tradicionale shqiptare

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, mori pjesë të hënën në ‘Walpole British Luxury Awards’, që u mbajt në The Dorchester të hënën.

 

Këngëtarja, 30 vjeçe, dukej e mrekullueshme, teksa u shoqëruar nga i dashuri i saj, regjisori Taika Waititi.

Rita në këtë mbrëmje është shpërblyer me çmimin “British Artistic Icon Award”, në vlerësim të stilit të saj si një ikonë e modës në Mbretërinë e Bashkuar.

Foto: Rita Ora/Instagram

Interpretuesja e hitit “Let You Love Me” e ndau me fansat në Instagram lajmin e gëzueshëm për pranimin e këtij çmimi, teksa publikoi disa fotografi nga ceremonia.

“’British Artistic Icon Award’, kaq e nderuar, faleminderit që më patët mua ‘British Luxury Awards’”, shkroi 30-vjeçarja në një sërë fotografish të publikuara në Instagram.

Ora në këtë mbrëmje u paraqit me një fustan shumë të veçantë, i cili në qëndisje kishte edhe disa elemente tradicionale shqiptare.

Bëhet fjalë për pjesën e kraharorit, lulet e së cilës ngjasojnë me veshje tradicionale të grave të Hasit, si dhe detajeve me arë të punuar rreth duarve, të cilat janë tipike të veshjeve me motive kombëtare.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita Ora përndryshe jo pak herë ka promovuar kulturën dhe traditat shqiptare, madje në klipin “Big” të këtij viti, ajo u shfaq me një veshje të modifikuar kombëtare.

Sipas tabloidit britanik The Sun, Rita e ka prezantuar Taikën me prindërit e saj pasi ai së fundmi u takua me të dhe familjen e saj në Londër për herë të parë.

Çifti e nisën lidhjen e tyre këtë vit gjatë një takimi rastësor në Australi, ku të ndodheshin me punë. 

Related posts

Me poza me bikini, Afrona Dika tregon dallimin mes fotografive nga jeta reale dhe atyre në rrjetet sociale

Redaksia

Dukesha Kate Middleton mahnit me dukjen elegante, ndërsa u shfaq me një fustan të ricikluar në eventin e bamirësisë

D V

Bella Hadid mahnit në reklamat e para për Victoria’s Secret që nga ribashkimi me markën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More