Agjencia Zhurnal.mk.

Rita Ora është dëgjuar mbi 500 milionë herë në Spotify nga 60 milionë njerëz përgjatë vitit 2021

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, edhe këtë vit ka shënuar suksese të mëdha e ka qenë në vëmendje përgjatë gjithë kohës.

 

Ajo e dëshmon se po vazhdon të jetë një nga emrat më të dëgjuar në bazë të një njoftimi të bërë së fundmi.

Platforma më e madhe muzikore, Spotify, ka nxjerr statistikat vjetore për secilin artist, duke treguar numrin e dëgjimeve që ata kanë shënuar përgjatë vitit 2021.

Rita Ora (Foto: Instagram)

Rita sivjet u dëgjua mbi 507.8 milionë njerëz nga plot 60.1 milionë dëgjues në mbarë botën.

Ata vijnë nga 178 vende të ndryshme, ndërsa numri i orëve të shpenzuara në projektet e saj është 24. 5 milionë.

E lumtur për këtë sukses, këngëtarja nga Kosova falënderoi të fansat për përkrahjen e vazhdueshme.

“Faleminderit që më keni dëgjuar. Jam shumë falënderuese për secilin prej jush”, ka thënë Ora.

Krahas të arriturave në muzikë, Rita këtë vit ka qenë e përfshirë në një lidhje dashurie të re me regjisorin Taika Waititi.

Related posts

U përjashtua nga Për’puthen, ja si po e shijon jetën Ada jashtë programit

D V

Teksa e dekoron pemën e Vitit të Ri, Adelina Thaçi i bën një dedikim Cimës

D V

Bluza e Elle Fanning duket të jetë një zinxhir gjigant ari

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More