Agjencia Zhurnal.mk.

Ristovski: Me Bullgarinë ne u treguam të dobët, duhej të ndiqnim shembullin e Finlandës

Shkup, 25 Maj – Kryetari i partisë konservatore maqedonase, Integra, Ljupço Ristovski, është pesimist për heqjen e vetos bullgare.

Ai fajëson diplomacinë maqedonase për politikë aspak korrekte në negociata.

“Ne po ndjekim një politikë katastrofike dhe të përhumbur. Një digresion i vogël me qëndrimin e presidentit finlandez. Në momentin që Moska ndryshoi retorikën e saj në lidhje me aspiratat e Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO, publiku finlandez u ngrit dhe presidenti finlandez tha se “ata nuk na kushtëzojnë, na shantazhojnë, ne menjëherë aplikojmë për anëtarësim në NATO”. Kombet e mëdha ngjiten pas interesave të tyre, nuk lëshojnë pe. Maqedonia duhet t’u qëndrojë vlerave të veta, nëse dikush e konteston identitetin tonë në të gjitha bazat, gjuhën, historinë dhe kulturën maqedonase, nuk ka asgjë për të folur. Dera mbyllet! Nëse shohin dobësi tek ne, do të na bëjnë presion. Që në fillim duhej treguar një qëndrim i vendosur”, tha Ristovski në një emision televiziv.

Sipas tij, as qeveria dhe as opozita nuk punojnë për interesin kombëtar të Maqedonisë.

Related posts

Janë identifikuar të gjitha 45 viktimat nga aksidenti i autobusit në autostradën “Struma”

Z.H

Moti sot me diell dhe me temperatura deri 16gradë

Z.H

Batatina: Llapi është ende në garë për titull

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More